Dorëzohet Lukashenko? Bjellorusi, mundësi për zgjedhje të reja!

08/09/2020 19:31

Alexander Lukashenko nuk e përjashtoi mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja në një intervistë per mediat ruse.

Kreu i shtetit bjellorus e pranoi se mund ta ketë “tejkaluar” kohën e vet në kete post, por sipas tij, mbetet personi i vetëm i aftë për momentin qe te mbroje Bjellorusinë. 66-vjeçari, i cili ka qenë në pushtet që nga viti 1994, pretendon se përsëritja e zgjedhjeve të diskutueshme presidenciale mund të mbahet vetëm pas ndryshimeve kushtetuese, por pa dhënë detaje të mëtejshme.

“Ne jemi gati të kryejmë reformimin e kushtetutës,” tha Lukashenko i cituar nga agjencia e lajmeve Interfax, dhe shtoi: “Pas kësaj unë nuk i përjashtoj zgjedhjet e parakohshme presidenciale”. Por bisedimet me politikanë të opozitës pas kërkesës së qeverive të BE-së për dialog, do t`i refuzonte.

“Nuk do të negocioja me Këshillin e Koordinimit të opozitës “sepse nuk e di kush janë ata njerëz,” ka qene komenti I tij. Presidenti bjellorus po kështu la të kuptohej se Rusia do të ishte vendi i ardhshëm në radhë nëse regjimi i tij bie për shkak të protestave masive.”E dini në çfarë përfundimi arritëm me establishmentin dhe udhëheqjen ruse? Nëse Bjellorusia bie, tjetra do të jetë Rusia”, tha ai.

Top Channel