Tjetër krim makabër/ Ish-funksionari i lartë i Policisë zbulon në ‘Open’: Babai vrau vajzën se u nda nga burri, u tentua të varrosje si ‘vdekje natyrale’

08/09/2020 22:23

Arben Hajdarmataj, ish-funksionar i lartë i Policisë së Shtetit, ka zbuluar në emisionin Open në Top Channel një tjetër rast të ngajshëm me krimin makabre që tronditi vendin ku babai dhe djali i tij vranë vajzën  dhe e groposën në Malin me Gropa.

Sipas Hajdarmatajt kohë më parë babai vrau vajzën e tij vetëm ngaqë ishte ndarë nga burri. Sipas tij madje u tentua që viktima të varrosej si një vdekje natyrale, por ndërhyrja e prokurorisë zbuloi krimin makabër.

“Ka qenë një rast ku babai ka vrarë vajzën se u nda nga burri. Fati i mirë që prokurori ishte i vëmendshëm dhe e zbuloi ngjarjen. Kam qen shef i atij komisariati. Kanë dashur ta varrosin në mënyrë normale  ceremoninë sikur ka vdekur nga zemra. Fati i mirë që prokurori e zbuloi.”

Top Channel