Ish-burri vret gruan duke e goditur me kamion në trotuar në Texas

08/09/2020 21:48

Një burrë është akuzuar për vrasjen makabre të ish-gruas së tij duke e shtypur me kamion teksa ajo ecte në trotuar në Texas, SHBA.

Policia amerikane tha se David Estrada, 30 vjeç, kreu krimin e rëndë të shtunën kur Dominga, 33 vjeçe, po ecte në anë të një rruge në San Antonio, Texas në orën e vonë 2.29 të mëngjesit.

Disa dëshmitarë thanë se pas goditjes autori kishte vazhduar rrugën me kamion, por në fakt Estrada, ishte prezent në skenë dhe po ndihmonte Dominga kur erdhën shërbimet e emergjencës.

Mjekët e emergjences tentuan ta risillnin në jetë por ajo u shpall e vdekur në spital pak më vonë.

Pasi hetuesit nisën të mblidhnin bashkë informacionin për ngjarjen, akuzuan burrin e saj të ndarë për vrasje.

Motivi i krimit ende nuk është përcaktuar por autoritetet besojnë se Dominga është goditur qëllimisht me makinë.

Nuk është e qartë se prej sa kohësh çifti ishte ndarë.

Motra e trazuar e Dominga, Michele Briseono fliste për dhimbjen e saj: “Nuk di ku jam, po përpiqem të kuptoj. Ishim në spital dhe na thanë se ajo nuk ja ka dalë mbanë”.

Të dielën u organizua një ceremoni në kujtim të Dominga, ku merrnin pjesë të dashurit e saj.

Estrada thotë se është i pafajshëm dhe është duke pritur seancën e gjyqit.

FOTO GALERI
1/3
Estrada besohet se eshte rikthyer ne skenen e krimit per te humbur gjurmet

Top Channel