Portugalia fitoi 0-2 kundër Suedisë në ndeshjen e vlefshme për Uefa Nations League. Cristiano Ronaldo shënoi të dy golat e takimit duke u çuar në 101 numrin e golave të shënuar me kombëtaren portugeze.

Me dy golat e shënuar CR7 u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes pasi u vlerësua me notën 8.9. Lojtari më i dobët i ndeshjes u shpall Svensson pasi u vlerësua me notën 5.1. Suedezi në minutën e 44 u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë duke lënë ekipin në inferioritet numerik.

Në fotot e mëposhtme do gjeni notat për secilin lojtar:

Top Channel