Një person është arrestuar mëngjesin e kësaj të mërkure(09.09.2020) pasi po transportonte 2 emigrantë të paligjshëm.

37-vjeçari i cili ka tentuar të largohet por pas ndjekjes së forcave blu është ndaluar në fshatin Vërdovë të Pogradecit.
Përveç këtij në kërkim është shpallur edhe një 41-vjeçar nga Durrësi që dyshohet se është i implikuar në këtë ngjarje.

Materialet për hetim i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec.

Top Channel