Krujë/ Iu gjetën bimë narkotike të kultivuara në shtëpi, prangosen 2 persona

09/09/2020 11:23
Foto ilustruese

Operacionet për zbulimin e kultivimit të bimëve narkotike nga Policia e Shtetit po vijojnë në mënyrë të vazhdueshme.

Mëngjesin e kësaj të mërkure (09.09.2020) nga forcat blu të Krujës janë arrestuar dy shtetas pasi në shtëpitë e tyre janë gjetur disa bimë narkotike të dyshuara si cannabis sativa.

Dy shtetasit janë nga fshatrat Borizanë dhe Bushnesh të Krujës.

Për veprime të mëtejshme materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Krujë.

Top Channel