06:25
Vitamina B6 jetike për trurin, ja ushqimet ku gjendet
Vitamina B6 është e një rëndësie të veçantë për shëndetin e zemrës, sistemin tretës, funksionin e muskujve, energjinë e të tjerë. Organizmi i përdor vitaminat e kompleksit B për të transformuar ushqimin në energji. Të gjitha vitaminat e kompleksit B janë të rëndësishme për metabolizmin, trurin, mëlçinë, qelizat, shëndetin e flokëve, lëkurës dhe syve.