Vendimet e Bordit të Transparencës/ Rritet çmimi i naftës, ndryshon edhe benzina
Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë vjen me një njoftim ku thotë se në pikën kufitare të Kapshticës është plotësuar kuota e 300 qytetarëve që kanë kaluar.
Si pasojë njoftohet se nga ana e policisë greke është pezulluar puna e nuk do të lejohet kalimi i personave të tjerë për ditën e sotme.
Njoftimi
Njoftojmë të gjithë qytetarët që janë të interesuar të kalojnë në drejtim të shtetit grek, se aktualisht kuota prej 300 shtetas është plotësuar dhe nga ana e policisë greke është pezulluar puna e nuk do të lejohet kalimi i personave të tjerë për ditën e sotme.
Policia Kufitare apelon për qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Greqisë, që të mos vijojnë udhëtimin në drejtim të PKK Kapshticë për ditën e sotme.
Top Channel