E martë, 05 Maj 2020
21:28
Përdor drogë që në moshën 12-vjeçare, do të shokoheni me ndryshimin drastik të saj

Ka konsumuar heroinë që në moshën 12-vjeçare, tashmë 35 vjeçe dhe  e burgosur, Sarah Ali, duket 10 vite më e madhe sesa mosha e saj, si pasojë e jetës së shthurur.

21:25
A ka pasur Koronavirus që në janar, Pipero: Sot lexova një opinion të OBSH-së, ky diskutim duhet të…

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero është i ftuar në emisionin Open në Top Channel ku tema është “Koronavirusi, kur hyri në Shqipëri”.

21:20
“Ruaje nga komshija”, Anaidi i Big Brother thumbon hapur!

Anaid Kaloti ishte pjesë e diskutimit të sotëm në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon rreth ndikimit të karantinës në forcimin e lidhjes në çift.

21:16
Një kukull Barbie! Dëshiron buzët më të mëdha në botë, ka kryer 20 injeksione për këtë rezultat …

Një kukull Barbie në jetën e vërtetë, me një mision të vetëm: të ketë buzët më të mëdha në botë.

21:07
“Dua të martohem me një djalë shqiptar”/ Kërkesa e veçantë e futbollistes nga Kameruni

Futbollistja nga kameruni Klaudia Obogo, ishte e ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon. Klaudia,  prej tre vitesh është pjesë e ekipit të fermave të Tiranës. Ajo ka një kërkesë shumë të veçantë, të gjej një burrë shqiptar. Për të burrat shqiptar, janë të sjellshëm dhe romantik.

21:03
FOTO/ Nga lodrat tek fushat multisportive, dezinfektohen hapësirat argëtuese tek Parku i Liqenit Artificial

Lehtësimi i masave lidhur me situatën e koronavirusit në vendin tonë është shoqëruar edhe me një lëvizje të shtuar të qytetarëve, për të shkuar në punë, për të bërë blerjet e ndryshme, apo edhe për të shëtitur. Edhe kur vjen fjala tek kjo e fundit, parku i Liqenit Artificial në Tiranë është dëshira më e madhe e kryeqytetasve për të kaluar qoftë edhe 1 orë në ditë.

20:58
Arrestohet 30 vjeçarja që përdhunoi rregullisht minorenin “me miratimin e bashkëshortit”

Policia në SHBA tha sot se një grua 30 vjeçare ka përdhunuar disa herë një 14 vjeçar’ me bekimin’ e burrit të saj.

20:55
Tërmet në Korçë. Ja ku ishte epiqendra dhe sa ballë ishte

Një tërmet me magnitudë 3.0 i shkallës rihter ka rënë në Korçë mbrëmjen e sotme. Ndonëse magnituda është shumë e vogël është ndjerë goxha pasi ka qenë në sipërfaqe.

20:54
8-vjeçarja nuk bën dot trajtimin e dializës, Fiksi zgjidh problemin

Jetojnë në mjerim, dhe nuk kanë lekë për të dërguar vajzën nga Levani në Tiranë për të kryer hemodializën.

20:49
22 vjecarja që sfidon realitetin/ Prej 21 vitesh jeton mbi karrocën me rrota, por nuk dorëzohet

Eligerta Sadja është 22 vjeçe ndërsa prej 21 vitesh jeton në një karrocë me rrota. Sfidat kanë qenë pafund për vajzën nga fshati Selitë i Cërrikut por jeta është shumë e bukur për t’u dorëzuar, sot Eligerta studion shkenca juridike në biznes.

20:48
(Pamje nga vendngjarja) Gruaja godet për vdekje të moshuarin dhe plagos me thikë katër të tjerë

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Uells, ku një i moshuar është goditur me thikë për vdekje dhe katër persona të tjerë janë plagosur rëndë nga një grua.

20:44
Ja kur do të hidhet në treg prerja 10.000 lekëshe

Situata problematike e krijuar në ekonominë shqiptare si pasojë e pandemisë të Covid19, ka detyruar Bankën e Shqipërisë të ndërmarrë disa masa për të mbështetur  ekonominë shqiptare.

20:34
Pusteci i gjelbër/ Lehtësimi i masave buzë liqenit të Prespës

Edhe pse një zonë e gjelbër Pusteci ndryshe nga çdo bashki tjetër që këto ditë po përfiton nga masat e lehtësuara është i zbrazët.

20:32
87 pacientë të shëruar/ Kosova raporton vetëm një rast pozitiv me Covid-19 në 24 orë

Ditën e sotme në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 220 mostra dhe ka rezultuar pozitiv vetëm një (1) rast.

20:27
Kapja e mercenarëve/ U akuzua nga Maduro si komplot i Uashingtonit për ta vrarë. Reagon Trump

Donald Trump ka mohuar çdo lidhje të qeverisë së SHBA me atë që zyrtarët në Venezuelë quajtën sot “inkursion të dështuar të armatosur që solli kapjen e dy mercenarëve të gjallë”.

20:26
Filipine, rrjeti më i madh televiziv urdhërohet të mbyllet

Filipinet kanë urdhëruar mbylljen e rrjetit më të madh televiziv të vendit me efekt të menjëhershëm, njoftuan sot mediat.

20:19
Vendi me më shumë viktima në Evropë/ Britani: Çdo 2 minuta vdes një person, 693 viktima në 24 orë

Mbretëria e Bashkuar konfirmon se numri i vdekjeve nga koronavirusi është rritur në 29.427, shifër e cila e bën vendin me numrin më të lartë të viktimave nga koronavirusi në Evropë.

20:06
E “vërteta” e fotove nudo në Instagram! Nga pozat sensuale me bikini deri në …

Ndërkohë që shumë prej nesh, njerëzve të thjeshtë, që jemi vëzhgues të pandashëm të Netflix dhe zgjedhim të hamë ndonjë copë tortë sepse gjithsesi nuk do i shoh kush format tona trupore, VIP-at nuk kanë aspak ‘turp’ për të treguar asetet e tyre në kohë pandemie!

20:01
Studiuesi i koronavirusit vritet brutalisht në prag të “zbulimit madhor”

Një studiues i koronavirusit të ri është vrarë brutalisht në një rast të dyshuar si vrasje-vetëvrasje, dhe sipas pretendimeve, në prag të një zbulimi madhor shkencor.

19:46
​Kurti: Edhe në kohë pandemie s’ndalen projektet për zhvillimin e Ushtrisë së Kosovës

Kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama gjatë një takimi sot kanë diskutuar në lidhje me intensifikimin dhe bashkërendimin e veprimeve, me qëllim të ngritjes dhe zhvillimit të programeve dhe sistemeve të reja për nevojat e FSK-së.

19:45
Plagosja e prokurorit Arjan Ndoji dhe vrasja e shoferit të tij, arrestohet një tjetër person

Policia e Shtetit ka bërë me dije se është arrestuar një tjetër person në lidhje me plagosjen e prokurorit Arjan Ndoji dhe vrasjen e shoferit të tij. A.M.

19:39
Kalendari është kaos! Tour, Giro dhe Vuelta në 3 muaj

Në pritje për të qartësuar më shumë idetë e skuadrave, Federata ndërkombëtare e çiklizmit zyrtarizoi kalendarin e aktiviteteve duke mbjellë më shumë kaos.

19:39
E vetme në karantinë pa partnerin/ Ja cila është gjëja më e mbrapsht që ka menduar gjatë karantinës moderatorja bukuroshe

Ajo u shpreh se karantinimin është duke e kaluar e vetme, sepse i dashuri ndodhet në një qytet tjetër dhe nuk ka mundësi që t’a ketë pranë. Bieta, ngacmon moderatoren dhe e pyet se cila është gjëja më e mbrapshtë që ka menduar këtë periudhë pa partnerin.

19:34
“Të gjithë kënaqen me një kafe në bllok, unë kënaqem me jetën e fshatit”

Ditën e sotme në “Ftesë në 5” ishte e ftuar me Bieta Sulon, Gerta Loku. Ajo është e lidhur shumë me fshatin dhe sëbashku me bashkëshortin, Leonardin, kanë në pronësi një fermë të vogël dhish.

19:30
Zyrtari gjerman: Mos i përjashtoni pushimet në Majorka!

Gjermanët mund të jenë në gjendje të bëjnë pushime jashtë kufijve këtë verë, deklaroi kreu vendas i turizmit, Thomas Bareiss.

19:28
Elon Musk habit rrjetin me emrin e të birit të sapolindur

Sipërmarrësi milioner Elon Musk ka tërbuar fansat teksa duket se të birit të sapolindur i ka vënë për emër “X Æ A-12”.

19:22
Angli, ideja kontroverse: Ndeshjet, më pak se 90 minuta

Premier League është ende në pritje të miratimit nga qeveria Johnson per ‘Project Restart’ që do të lejojë rifillimin e sezonit në mesin e muajit qershor për ta mbyllur atë në fund të korrikut.

19:22
Italianët që duan Shqipërinë/ Kalojnë 3 muajt e verës në vendin tonë prej 18 vitesh dhe presin të nisë lëvizja

Prej 18 vitesh gjatë 3 muajve të verës, Luigi me familjen e tij i kanë kaluar pushimet në jug të Shqipërisë, por nëse do të vijnë këtë vit apo jo varet nga hapja e kufijve për shkak të pandemisë.

19:15
Nis rezervimi i pushimeve/ Pronarët e shtëpive dhe hoteleve në Vlorë: Do ulim çmimet që të afrojmë klientët

Pushimet nuk janë të sigurta për të gjithë shqiptarët. Disa kanë prenotuar, ndërsa disa të tjera mendojnë se është ende herët. Por strukturat akomoduese, krahasuar me vitet e shkuara janë bosh si dhe pushuesit që kishin prenotuar kanë ndryshuar planet.

19:04
Këngëtarja tregon mesazhin romantik që e zgjon çdo mëngjes

E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ishte këngëtarja Ana Kabashi. Ajo zbuloi se e kalon kohën këtë periudhë karantine, duke i dedikuar kohë dy nga dashurive të saj më të mëdha, këngës dhe pikturës. Sakaq, E pyetur nga Bieta se kush është mesazhi më romantik që ka marrë gjatë këtyre ditëve.

19:03
Vladimir Putin nderon me medaljen e lartë Kim Jong-un

Vladimir Putin i ka dhënë Kim Jong-un një medalje të lartë lufte për 75-vjetorin e Ditës së Fitores në Rusi, kundër Gjermanisë naziste.

19:00
Kryhet ndërhyrja klinike e radhës në QSUT, bëhet vetëm në klinikat më të mira në botë

Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’ ka bërë me dije se ditën e sotme është kryer një ndërhyre klinike e radhë ne QSUT e cila bëhet vetëm në klinikat më të mira në botë.

18:57
“3.000 vdekje në ditë? Nuk ka për të ndodhur!”/ Trump hedh poshtë raportin qeveritar për koronavirusin

Presidenti amerikan, Donald Trump i tha gazetarëve që udhëtojnë me të drejt Arizonas, se një raport qeveritar, i cili parashikon 3,000 vdekje brenda ditës nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara, nuk është i vërtetë.

18:53
Gjobë nëse i ndryshoni ngjyrën makinës apo vendosi impiant gazi pa autorizim

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor njofton të gjithë drejtuesit e automjeteve që duke nisur data 4 maj, ka nisur aplikimi gjobave për të gjithë ata që bëjnë ndryshim të karakteristikave të mjeteve të tyre.

18:50
1 miliard euro humbje, nëse Premiership luhet pa tifozë

Nëse kampionati më i fortë dhe më emocionues i futbollit në planet, do të mbajë larg tifozët e tij nga stadiumet, atëherë fatura negative e humbjeve do të kalojë 1 miliard Euro.

18:39
Studimi, mbi 3 miliardë njerëz do të jetojnë në nxehtësi ekstreme deri më 2070

Mbi 3 miliardë njerëz do të jetojnë në hapësira me temperatura “gati të papërballueshme” deri në 2070, thuhet në një studim të ri.

18:35
Austri: Hapja e dyqaneve nuk ka sjellë shtim infektimesh!

Austria thotë se rihapja e dyqaneve nuk ka sjellë një shtim të infektimeve me koronavirus.

18:24
“Që një fëmijë të qëndrojë 2 muaj në shtëpi është traumatizuese”/ Macron: Duhet të kthehen në shkollë

“Ne duhet t’i sjellim fëmijët përsëri në shkollë në mënyrë progresive, edhe në grupe më të vogla se normalja”, deklaroi presidenti francez Emmanuel Macron nga një shkollë në Poissy, në periferi të Parisit

18:21
Venezuela kap të gjallë ‘mercenarët e armatosur të SHBA’, tentuan atentat ndaj Maduros

Venezuela ka thënë sot se ka kapur dy mercenarë të Shteteve të Bashkuara që kishin në plan të merrnin peng ose të vrisnin presidentin Nicolas Maduro.

18:20
​Macron paralajmëron: Mos bëni plane për pushime verore…

Presidenti francez Emmanuel Macron u tha sot qytetarëve të presin planifikimin e pushimeve verore.

18:19
Befason këngëtarja bukuroshe, na rrëfen dy dashuritë e saj më të mëdha

Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar këngëtarja Ana Kabashi. Ana, zbuloi se këtë kohë karantine, ka hequr dorë nga rrjetet sociale dhe ka aplikuar hobin e saj, pikturën. “Kam pikturuar këto kohë, në fakt kam pikturuar gjithmonë por njerëzit se kanë ditur”, tha Kabashi.

18:15
Adrola Dushi imazhi më i ri i kompanisë gjigante të kozmetikës

Modelja e njohur shqiptare Adrola Dushi është përzgjedhur si imazhi më i ri i kompanisë lider në fushën e kozmetikës, “Mac”.

18:13
Manastirliu publikon videon: 77-vjeçarja lë Infektivin, fiton betejën me CoVid-19

Ministre e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka ndarë me të gjithë ndjekësit në rrjetin social ‘Facebook’ një lajm tepër të mirë.

18:10
Koronavirusi, Itali/ 236 viktima dhe 1075 raste të reja

Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus. Numri i viktimave ka shkuar në 29315, që do të thotë janë 236 viktima në 24 orët e fundit.

18:04
Covid-19 nuk e “mposht” dot/ Greqia përgatitet për turistët

Vera po afron, për shtetet mesdhetare që jetojnë nga turizmi fillon sezoni, po kriza e Coronës i mban ende mbyllur hotelet.

17:50
Bronx/ Vrasje me silenciator në mes të ditës

Pamjet e sigurisë në rrugë, kanë fiksuar momentin ku dy persona me kapela e maska fytyre, dalin nga makina dhe qëllojnë me pistoletë me silenciator një burrë, duke e lënë të vdekur në vend.

17:48
E sëmurë me zemër dhe nuk e dinte, 36-vjeçarja e zbulon në kohë: Koronavirus më shpëtoi jetën…

Gjithçka mund të ju shkoj në mendje por që dikush të thotë se koronavirus i ka shpëtuar jetën, do e besonit?!

17:48
FOTO/ Forcat ajrore angleze bombardojnë shpellat ku ndodheshin militantë të ISIS

Pamje dramatike kanë zbuluan momentin, kur avionët luftarakë anglezë, të Forcave Ajrore Royal, bombarduan gjashtë shpella, të cilat përdoreshin si bazë strehimi për militantët e ISIS në Iran. Dy avionët “Typhoon” përdorën bomba të drejtuara nga rruga, për të goditur hyrjet e shpellës, pas konfirmimit të inteligjencës ushtarake, se në të strehohej një grup militantësh të ISIS.

17:41
Pasuria e maces së Taylor Swift tejkalon çdo parashikim

Së fundmi është mësuar se njëra nga macet e këngëtares së famshme Taylor Swift e quajtur, Olivia Benson ka një pasuri marramendëse.

17:34
Komisioni i Venecias nuk e trajton kërkesën e Kurtit, i kërkohet të respektojë vendimin e Kushtetueses

Sot, Komisioni i Venecias i është përgjigjur Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në lidhje me kërkesën për opinion në raport me kompetencat e Presidentit.

17:30
Qeshni me lot/ Çmenduritë e njerëzve në kohë karantine

Të qëndruarit në shtëpi si pasojë e koronavirusit, ka regjistruar dhe mjaft momente komike. Nga pamundësia për të dalë njerëzit kanë “bërë çmenduritë e tyre” në ambientet e shtëpisë.

17:25
A mund të preken pacientët me koronavirus 2 herë ? Shkencëtarët thonë se …

Një total prej 277 pacientësh në vend besohet se janë të sëmurë për herë të dytë, siç janë pacientët në Kinë dhe Japoni.

17:23
SHBA dërgon për herë të parë që prej Luftës së Ftohtë, katër luftanije në detin Barents

Katër luftanije amerikane kanë hyrë dje në detin Barents pranë Rusisë për herë të parë që prej Luftës së Ftohtë, për të kryer “operacione detare sigurie”.

17:20
Imami shqiptar në Amerikë, Gazmend Aga: Ju tregoj për Ramazanin në karantinë dhe historinë e bukur “The Three Amigos”

Gazmend Aga është Imam i Komunitetit Shqiptaro Amerikan në Connecticut (AAMC) dhe përfaqësues i KMSH-së në SHBA. Ai është jo pak i njohur në SHBA pasi sëbashku me një prift dhe një rabin kanë formuar grupin “The Three Amigos”, (tre miqtë). Në një intervistë për Top Channel ai ka folur për komunitetin të cilin ai drejton, Ramazanin në kohën e CoVid-19, “The Three Amigos” si dhe për pjesën se nëse duhet të hapen objektet e kultit apo jo.

17:16
Komplikohen gjërat në Gjermani, dy të infektuar me koronavirus tek skuadra e Bundesligës

Dy persona kanë rezultuar të infektuar me koronavirus te Borussia Moenchengladbachu, pas raundit të dytë të testeve, shkruan tabloidi gjerman Bild.

17:09
(Video) Falsifikim parash, vila luksoze e piktura arti/ Italia arreston katër serbë të maskuar si sheikë, sekuestrohen 2.4 mln euro

Pas dy vjet hetimesh, autoritetet italiane sekuestruan një pronë në vlerë prej 2.4 milionë euro nga katër persona nga Serbia.

16:57
Francë/ Rasti i parë me Covid është regjistruar në dhjetor, reagon OBSH: Duhet të …

Organizata Botërore e Shëndetësisë reagoi pas studimit francez, sipas të cilit në vend ka pasur një person të infektuar me Covid 19 që në 27 dhjetor, duke i kërkuar shteteve të tjera te verifikojnë raste të dyshimta të mëhershme.

16:56
Britani, ministri: E papërballueshme, po paguajmë më shumë se gjysmën e të rriturve për të qëndruar në shtëpi

Më shumë se gjysma e të rriturve në Britani po merr para mbështetjeje nga shteti për koronavirusin, dha alarmin ministri britanik i financave Rishi Sunak, duke e quajtur situatën “e papërballueshme”.

16:52
Skenografja shqiptare qeth flokët “zero” në shenjë kujtimi ndaj COVID-19

Në emisionin “Shqipëria Live” drejtuar nga dyshja e modernatorëve Flori Gjini dhe Erjona Rusi, ishte e ftuar skenografja Olta Bello.

16:49
Maqedoni/ Tetë raste të reja me COVID-19, shënohet një tjetër viktimë

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë Veriore njofton se Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 21 persona të shëruar: Shkup-8, Kumanovë-6, Shtip-1, Prilep-2, tetove-1, Veles-1, Koçanë-1 dhe Makedonski Brod-1.

16:44
Emergjenca Covid-19/ Vendi europian që nuk donte ‘izolimin’ por tani nuk pranon hapjen!

Faza 2 në Britaninë e Madhe duket sikur nuk do të nisë kurrë. Vendi që ngurroi më shumë të vendoste karantinën në kohën e shpërthimit të epidemisë, tani është më i kujdesshmi kur vjen fjala tek hapja.

16:40
Dy muaj pa u takuar/ Mjeke Silvana “takohet live” me të bijën në emision

Në emisionin “Shqipëria Live”, ishte e ftuar mjeke Silvana dhe e bija Dea.

16:40
Top Talk: Serbia ka një plan alternativ për shkëmbim territoresh. Flet Kreu i Komunës së Bujanovcit, mbështesim tezën e reciprocitetin

Ditën e sotme i ftuar në emisionin Top Talk në Top Channel ishte i ftuar kryetari i komunës së Bujanovcit, Shaip Kamberi.

16:39
Edhe Kim në qendër të akuzave për dështimin në Photoshop

Pak orë më parë sipërmarrësja e suksesshme Kim Kardashian ka postuar 2 foto ku shfaqet e kuruar në detaje me lëkurë gjarpri.

16:33
Pasojat e Coronavirusit/ Bie “pikiatë” shitja e makinave të reja në Britani!

Regjistrimi i makinave të reja në Mbretërinë e Bashkuar ka shënuar rënie rekord në muajin prill, si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

16:32
Pamjet dramatike të gjuajtësve grekë në ndjekje të avionëve turq në Egje

Një video që tregon avionë luftarakë grekë që interceptojnë dy F-16 të Turqisë në hapësirën greke mbi detin Egje, ka dalë së fundmi në media.

16:30
Nju Jork/ Temperaturë e vazhdueshme- në spital edhe fëmijë, shfaqën inflamacione

15 fëmijë në qytetin e Nju Jorkut janë shtruar në spital me simptoma që tregojnë një sindromë inflamatore shumësistemëshe të lidhur me koronavirusin, sipas një alarmi të lëshuar nga departamenti i shëndetësisë të këtij qyteti.

16:28
Analistët për Samitin e Zagrebit: Pandemia lë nën hije liberalizimin e vizave për Kosovën

Nesër do të mblidhen krerët e shteteve të BE-së dhe ata të Ballkanit Perëndimor në Zagreb të Kroacisë.

16:22
Pyetje 1 milion dollarëshe: Kur do të nisë turizmi në Greqi?

Për vende si Greqia, ku turizmi përbën afro një të tretën e ekonomisë së vendit, mbyllja e hoteleve, bllokimi i udhëtimeve turistike këtë vit për shkak të Coronës do të ishte një goditje e rëndë.

16:21
Koronavirusi! Kosova 500 mijë euro ndihmë për Luginën e Preshevës, Shqipëria vetëm premtime

Ditën e sotme i ftuar në emisionin Top Talk në Top Channel ishte i ftuar kryetari i komunës së Bujanovcit, Shaip Kamberi.

16:17
Covid-19/ Britania e Madhe, tani më shume viktima se Italia

Britania e Madhe ka tani numrin më të lartë të viktimave të koronavirusit në Evropë pasi shifrat zyrtare treguan se më shumë se 32 mijë njerëz atje kanë humbur jetën.

16:17
Klea Huta dhe Elgit Doda zbulojnë gjininë e fëmijës së tyre

Pak kohë më parë çifti i famshëm i showbizit shqiptar Elgit Doda dhe Klea Huta konfirmuan se së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë.

16:16
Libi, vritet komandanti që mbronte bazën strategjike Al-Watiya

Ushtria e Libisë gjatë një operacioni për të rimarrë nga milicët e Khalifa Haftarit, bazën strategjike Al-Watiya ka vrarë të ashtuquajturin komandant Osama Amsek i ngarkuar me detyrën për të mbrojtur bazën.

16:13
Pas izolimit, italianët në luftë me peshoren!

Pas thuajse dy muajsh në karantinë, tani për italianët ka nisur një tjetër betejë. Ajo me peshoren.

16:08
Covid-19, Turqia riatdheson mbi 65.000 shtetas të saj

Ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu njoftoi se deri më tani kanë riatdhesuar në Turqi mbi 65.000 shtetas të mbetur në 103 vende të botës.

16:03
Çudira koronavirusi! Shkon në supermarket për të blerë ushqime dhe kthehet i martuar…

India ka ndjekur masa tepër shtrënguese në këtë kohë pandemie. Autoritetet urdhëruan që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe mund të dalin vetëm në orare të caktuara, për të blerë ushqime apo ilaçe.

15:56
Francë, Covid-19 që në dhjetor/ Rasti i parë është regjistruar vitin e kaluar

Një pacient i diagnostikuar me pneumoni, më 27 dhjetor pranë Parisit, ka pasur në fakt koronavirus, tha mjeku i tij.

15:56
Studimi: Shifrat 10 herë më të larta se rastet e konfirmuara të Covid-19

Numri i të infektuarve me Covid-19 në Gjermani është mbi 10 herë më lartë se sa numri i rasteve të konfirmuara, bazuar në një studim të Universitetit të Bonit në një nga qytetet gjermane më të prekura nga virusi. Autorët e studimit gjithashtu zbuluan se rreth një në pesë njerëz të infektuar me Covid-19 nuk shfaqnin simptoma.

15:53
QSHA njoftim të rëndësishëm mbi strukturën e testit të Maturës: Vetëm pyetje me alternativa…

Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA) Rezana Vrapi përmes një video-mesazhi ka dhënë disa detaje për maturantët në lidhje me strukturën e testit të Maturës Shtetërore 2020.

15:47
Studentët duan të votojnë! Kërkojnë që të jenë pjesë e zgjedhjes së drejtuesve të rinj në universitete

Zgjedhjet në universitete pritet të zhvillohen në datën 12 qershor, sipas urdhrit të ministrisë së arsimit. Ndërsa gara për regjistrimin e kandidatëve për rektor e anëtar senati ka nisur.

15:42
Italianët i kthehen shijes së kafesë në lokale

Për italianët, momenti i çmuar i pirjes së një kapuçinoje në mëngjes ose kafe ekspres dhe ngrënia e një ‘cornetto’ të freskët në tavolinën e barit të tyre të preferuar është një nga pikat kryesore të ditës.

15:31
Ku do të shkojnë inertet e Shijakut? Qeveria po harton një VKM se ku do të dërgohen pas shembjes së pallateve

Shembja e qindra objekteve për t’i hapur rrugë rindërtimit ka prodhuar mijëra ton inerte.

15:30
Drejtuesit e Shoqatës Shqiptare të Turizmit i paraqesin Bashës kërkesat për rimëkëmbjen, kreu i PD: Do të bëjë çmos që zëri i tyre të dëgjohet

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u takua sot me drejtuesit e Shoqatës Shqiptare të Turizmit, ku përfaqësohen rreth 93 mijë të punësuar në këtë sektor të goditur rëndë nga pandemia.

15:26
Gruaja e dhunuar: Më lironi burrin/ Bën kërkesë në gjykatë: Të lërë qelinë për të siguruar ushqimin e 5 fëmijëve

Në familjet shqiptare gjatë këtyre dy muajve janë shënuar 543 episode mosmarrëveshjesh ku kryeson dhuna në familje, kanosjet dhe shkatërrimi i pronës.

15:20
Meta kërkoi shkarkimin, KLGJ shtyn vendimin për Ardian Dvoranin

Këshilli i Latë Gjyqësor ka shtyrë vendimin për Ardian Dvoranin. Kujtojmë se ishte presidenti Ilir Meta ai i cili kishte kërkuar shkarkimin me pretendimin se i ka mbaruar mandati.

15:16
Poliçani heq postbllokun/ U vendos në hyrje të qytetit nga bashkia, në nisje të pandemisë

Këtu jemi në hyrje të Bashkisë së Poliçanit, e cila pas dyshimeve për rastin e parë me Covid-19, në muajin mars në këtë pjesë vendosi një tra për të pasur lëvizje të kontrolluar, por pas debateve, trau u zëvendësua me një postbllok policie.

14:58
“Bashkëpunim për të përballuar fazën post-COVID”/ Meta bisedë me ambasadorin e Italisë

“Kënaqësi të zhvilloja një bashkëbisedim të frytshëm me Ambasadorin e Italisë, Fabrizio Bucci”, shkroi presidenti i Republikës, Ilir Meta, pak minuta më parë në Facebook.

14:57
Pamjet shqetësuese/ Avioni i mbushur plot me udhëtarë në kohë koronavirusi

Në një kohë kur Britania e Madhe është vendi me numrin më të lartë të vdekjeve në Evropë, duket se distancomi social nuk po zbatohet siç duhet.

14:46
“Më paragjykonin më shumë në Tiranë sesa në fshat”/ Rrëfehet Estela Ujka

“Unë gjithmonë kam dashur t’i kisha flokët zero. E kisha fiksim këtë gjë. Kur kalova në lokalin e tim shoqi, njerëzit i kishin thënë atij se kush është kjo e çmendura. Sespe realisht s’i kisha thënë gjë burrit”- kështu deklaroi në emisionin “Shqipëria Live” blogerja Estela Ujka.

14:45
Udhëheqësit botërorë premtojnë miliona dollarë në Samitin Virtual për COVID

Një aleancë e udhëheqësve botërorë zhvilloi një samit virtual të hënën, me synim grumbullimin e miliarda dollarëve për të financuar hulumtimet për një vaksinë për koronavirusin, si dhe për të zhvilluar trajtime të reja dhe testime më të mira.

14:38
U arrestua teksa doli për të blerë bukë/ Mjeku Arbër Stafa pretendon se mund të ketë COVID-19

Në emisionin “Shqipëria Live” ishte i ftuar mjeku stomatolog Arbër Stafa.

14:30
Dalin pamjet/ Ky është momenti i sekuestrimit nga ‘OFL’ i 1.2 milion litrave naftë në Durrës

DURRËS- Janë publikuar pamjet gjatë operacionit ‘Forca e Ligjit’ ku në qytetin e Durrësit janë sekuestruar 1.2 milion litra naftë si dhe një magazinë në pronësi të L. B. & E. SH.

14:29
Mos i humbisni! 11 skulpturat më të pazakonta në botë

Në mesin e statujave dhe monumenteve tradicionale, gjenden disa vepra arti ku imagjinata duket se ka kaluar çdo kufi.

14:22
Fotot/ Zëdhënësja e ‘OFL’ heq syzet, ja si duket ‘biondja misterioze’

Ditën e sotme ‘OFL’ ka ‘goditur’ në qytetin e Durrësi ku ka sekuestruar 1.2 milion litra naftë në pronësi të L. B. & E. SH.

14:19
Tërmeti, Veliaj i dorëzon çelësat e shtëpisë së re familjes Lami në Pezë-Helmës

Në Pezë Helmës ka nisur edhe pilotimi i banesave të reja, të cilat do të përdoren për projektin e rindërtimit të shtëpive të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

14:07
OFL ‘godet’ në Durrës/ Sekuestron 1,2 milion litra naftë e një magazinë, pronari shantazh ndaj konkurrencës

DURRËS- 1.2 milion litra naftë janë sekuestruar në qytetin e Durrësi në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”.

14:02
Evropa dhe Kina ishin në rrugën e duhur për një marrëveshje. Por Koronavirusi ndryshoi gjithçka…

Para se koronavirusi ta gjunjëzonte botën, viti 2020 dukej të ishte një vit vendimtar për Bashkimin Evropian dhe Kinën.

13:59
Dita e tretë radhazi, ulen ndjeshëm vdekjet nga Covid-19 në Spanjë

Edhe në Spanjë duket se numri i viktimave nga Covid-19 po ulet ndjeshëm. Gjatë 24-orëve të fundit në këtë shtet janë konfirmuar 185 viktima të prekur nga Covid-19.

13:51
Nga frika prej zogjve te lartësitë/ 10 aktorët që u përballën me fobitë e tyre gjatë filmave

Ndonjëherë, frika që shfaqet në projektet kinematografike është mëse e vërtetë.

13:32
108 vaksina të mundshme Covid-19 po testohen në të gjithë botën

Organizata Botërore e Shëndetit thotë se 108 vaksina të mundshme Covid-19 janë në zhvillim në të gjithë botën, sipas dokumenteve të postuar në faqen e saj të internetit.