FOTO/ Nga lodrat tek fushat multisportive, dezinfektohen hapësirat argëtuese tek Parku i Liqenit Artificial

05/05/2020 21:03

Lehtësimi i masave lidhur me situatën e koronavirusit në vendin tonë është shoqëruar edhe me një lëvizje të shtuar të qytetarëve, për të shkuar në punë, për të bërë blerjet e ndryshme, apo edhe për të shëtitur. Edhe kur vjen fjala tek kjo e fundit, parku i Liqenit Artificial në Tiranë është dëshira më e madhe e kryeqytetasve për të kaluar qoftë edhe 1 orë në ditë.

Megjithatë, rreziku nga Covid është ende mes nesh, ndaj, përpos përpjekjeve për t’u qëndruar masave, si dhe për të mos lejuar grumbullimet masive, Bashkia e Tiranës ka vijuar me dezinfektimin e përditshëm të parkut që nga stolat, këndet e forcës, fushat multisportive dhe tribunat e tyre, si dhe çdo pikë tjetër rekreative në park.

Për t’iu garantuar sa më shumë siguri frekuestuesve të kodrave të Liqenit, dhe sidomos të vegjëlve që kalojnë pak çaste tek parku i lojërave, Bashkia e Tiranës po vazhdon punën në terren, për pastrimin, dezinfektimin, dhe garantimin e zbatimit të masave.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel