NASA publikon videon mahnitëse nga misioni Artemis II, astronautët luajnë me një pikë uji në hapësirë
Donald Trump ka mohuar çdo lidhje të qeverisë së SHBA me atë që zyrtarët në Venezuelë quajtën sot “inkursion të dështuar të armatosur që solli kapjen e dy mercenarëve të gjallë”.
Trump dha komentet për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, pasi presidenti venezuelan njoftoi kapjen dy qytetarëve amerikanë përfshi dhe një ushtarak të vjetër, që raportohet se kishte marrë përgjegjësinë për operacionin e dekonspiruar.
“Do ta zbulojmë këtë, sapo e dëgjuam”, tha Trump kur u pyet për incidentin. “Nuk ka të bëjë asgjë me qeverinë tonë”, shtoi ai.
Në deklaratën e tij televizive Maduro tha se autoritetet kishin dekonspiruar një komplot me 13 “terroristë” të koordinuar nga Uashingtoni, që zbarkuan në brigjet lindore të vendit.
Tetë prej agjentëve u vranë.
Maduro tregonte ato që pretendonte që ishin pasaporta amerikane të Airan Berry e Luke Denman, për të cilët tha se ishin nën arrest, dhe se bashkëpunonin me Jordan Goudreau, zyrtar i vjetër i inteligjencës së SHBA, drejtues i një agjencie sigurie në Florida, të quajtur Silvercorp USA.
Top Channel