Pakistani “zbut” Iranin, pritet raund i ri bisedimesh në Teheran për negociata me Uashingtonin Filipinet kanë urdhëruar mbylljen e rrjetit më të madh televiziv të vendit me efekt të menjëhershëm, njoftuan sot mediat.
Komisioni Kombëtar i Telekomunikacionit (NTC) në një prononcim për të përditshmen “Phil Star” urdhëroi Korporatën ABS-CBN të “pushojë dhe heqë dorë” nga operacionet pasi veprimi 25 vjeçar që të funksionojë skadoi më 4 maj të vitit 2020.
Vendimi mund të ndikojë mbi afër 11.000 vende pune në Korporatën ABS-CBN.
Kjo erdhi derisa vendi përballet me kulmin e shpërthimit të COVID-19 me raste që afrohen në 10.000 dhe më shumë se 630 vdekje.
E përditshmja thekson se presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, në të kaluarën vazhdimisht ka kërcënuar të bllokonte rinovimin e françizës të ABS-CBN.
Sipas Departamentit të Shëndetit të vendit, 199 raste të reja të koronavirusit u raportuan, duke e çuar numrin nacional në 9.684.
Autoritetet kanë konfirmuar 637 vdekje për shkak të pandemisë, mbi 14 vdekje u raportuan të martën./AA/
Top Channel