22 vjecarja që sfidon realitetin/ Prej 21 vitesh jeton mbi karrocën me rrota, por nuk dorëzohet

05/05/2020 20:49

Eligerta Sadja është 22 vjeçe ndërsa prej 21 vitesh jeton në një karrocë me rrota. Sfidat kanë qenë pafund për vajzën nga fshati Selitë i Cërrikut por jeta është shumë e bukur për t’u dorëzuar, sot Eligerta studion shkenca juridike në biznes.

Pas një periudhe të gjatë karantine ku të gjithë shkelim rregullat dhe kërkojmë të drejtat e mohuara, Eligerta jep mesazhin domethënës.

Jeta është e bukur edhe kur vendos gurë në rrota. Është më e çmuar se çdo pengesë që del përpara. Dhe sa kohë distancimi social shërben për të mbrojtur jetën, le ta mbajmë atë.

Top Channel