Gjykata e Apelit në Paris shpall fajtore Marine Le Pen për përvetësimin e fondeve publike, i ndalohet pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale të vitit 2027
Policia në SHBA tha sot se një grua 30 vjeçare ka përdhunuar disa herë një 14 vjeçar’ me bekimin’ e burrit të saj.
Whitney Alexander, nga Arkansas, nisi të abuzonte me të miturin katër vjet më parë, që kur e joshi online në rrjetet sociale.
Alexander dhe bashkëshorti i saj Trent u arrestuan dy ditë më parë pasi viktima kishte raportuar në polici, duke treguar se fillimisht Trent Alexander ishte i zemëruar për abuzimin, por më vonë “nuk e kishte më problem”, sipas mediave lokale.
Abuzimi i saj i fundit seksual ndaj djalit të mitur ka ndodhur vitin e kaluar. Në total Alexander kishte bërë 30 herë seks me të riun, edhe pse nuk është e qartë se sa nga herët ishin para se ai të arrinte moshën e miratimit, 16 vjeç.
Alexander raportohet se ka thënë se i shoqi e dinte atë që po ndodhte dhe fillimisht kishte reaguar i nevrikosur, madje duke thyer një stol bari nga tërbimi, në një episod.
I pyetur një njohurinë e tij ndaj abuzimit seksual, Trent Alexander mohoi të dinte gjë dhe tha se stolin e kishte thyer kur e shoqja i tha se nuk e donte më.
Whitney Alexander është akuzuar tashmë me përdhunim ndërsa i shoqi përballet me akuza e lejimit të abuzimit të një minoreni.
Top Channel