
Edhe pse një zonë e gjelbër Pusteci ndryshe nga çdo bashki tjetër që këto ditë po përfiton nga masat e lehtësuara është i zbrazët.
Këtu jetojnë 5600 banorë të ndarë në 9 fshatra e të ardhurat e tyre i sigurojnë përmes turizmit apo bujqësisë.
Në rrugë janë të pakta lëvizjet e të vetmit që hasen janë ata që kanë dalë për tu kujdesur për të mbjellat e tyre ndërsa tregojnë se daljet nga shtëpia vazhdojnë ti kenë të kufizuara e të jenë të kujdesshëm.
Pandemia ua ndryshoi shumë pak jetën këtyre banorëve që edhe para kësaj situate shiheshin ngarkuar me veglat e punës në nxitim për të siguruar jetesën e tyre.
Pusteci ka një prej peizazheve më të bukura shqiptare. Mes malesh shtrihet liqeni e ishulli i Maligradit çka ka bërë që mijëra turistë vendas apo të huaj ti drejtohen atij në çdo kohë por pandemia e ngriu edhe këtë sektor për banorët.
Sinkron Llazi Stojani pronar i një shtëpie pritëse
Por ndërsa e gjithë bota është në dilemën sesi do të menaxhohen pushuesit këtë vit, si do të ruhen distancat e sa të sigurt do të jemi në plazh, ky breg liqeni është ndryshe. Pa shezlongë, çadra, bare e restorante kjo hapësirë është një prej thesareve të pashfrytëzuara të Shqipërisë.
Top Channel