E hënë, 03 Gusht 2020
09:36
Mjeku Anibal Byberi ndërron jetë nga covid/ Ministria e Shëndetësisë jep detajet: Aktualisht nuk ishte në punë, do konkurronte…

Mjeku pneumolog Anibal Byberi ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19.

09:33
Transportonte ilegalisht 7 emigrantë kundrejt fitimit, pranga 24 vjeçarit në Pogradec

Një person është arrestuar pasi ka tentuar të kalonte në mënyrë ilegale 7 emigrantë kundrejt përfitimit drejt vendeve të BE-së.

09:26
Militantët e IS-it marrin përgjegjësinë për sulmin në burgun afgan

Forcat afgane të sigurisë janë duke vazhduar kërkimet për militantë të dyshuar të grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS), pas një sulmi me bombë dhe armë zjarri në një burg në provincën afgane Nangarhar që ka lënë të vdekur më shumë se dhjetëra persona të vdekur.

09:21
Mbi 18 milionë persona të prekur me koronavirus në botë

Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në botë ka arritur në mbi 18 milionë, teksa disa shtete përballen me rritje të numrit të të infektuarve, pavarësisht pretendimeve se kishin mposhtur virusin në fazat e para.

09:16
Bulqizë/ Qarkullonte me kallashnikov dhe municion luftarak, vihet ne pranga 38-vjeçari

Forcat e Policisë Bulqizë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Gjorica”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:L. M., 38 vjeç, banues në Gjoricë, Bulqizë.

09:09
Djegia e pyjeve/ Apeli i fortë i Dom Gjergj Metës: Do ta paguajmë shtrenjtë këtë indiferencë! Gjithçka për politikën, por jo për natyrën që po digjet

Pasi zjarre të shumta kanë nisur në Tropojë, Malsi e Madhe, Shkodër, Lezhë, Mirditë, Dom Gjergj Meta ka shprehur shqetësimin e tij për këtë dhe indiferencën institucionale dhe mediatike.

09:05
Kusari-Lila: Pas testimit Hoti nuk u vetëizolua, një arsye më tepër për ta shkarkuar

Kryetarja e Alternativës dhe deputetja e GP të Levizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka kritikuar kryeministrin Avdullah Hoti pas vizitave të se dielës duke thënë se duhej të respektonte protokollin e IKSHPK-së që pas testimit për Covid-19 personi duhet të vetëizolohet.

07:59
Parashikimi i motit/ Java nis me diell dhe tempetarura të larta

Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar nga kthjellime dhe vranësira të cilat do sjellin mot të kthjellët në të gjithë territorin.

E diel, 02 Gusht 2020
22:52
Francë, test ne aeroport të ardhurit nga vende të rrezikshme!

Pasagjerët kanë filluar të testohen për koronavirusin në aeroportet e Parisit, të shtunën, në ditën e parë të hyrjes në fuqi të urdhërit për kontrollin e udhëtarëve nga 16 shtete ku ka qarkullim të lartë të virusit.

22:47
Vala e dytë e virusit do të ishte rrënim për ekonominë gjermane

Mbyllja rishtas e ekonomisë do të ishte më e dëmshme, se vala e parë e virusit. Ekonomia gjermane paralajmëron nga pasoja të paparashikueshme sociale e ekonomike. Ndërkohë kundërshtarët e rregullave protestuan në Berlin.

22:45
Presidenti uron Teutën për fitoren: Përgëzime “Djemve të Detit” për trofeun e rëndësishëm

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka uruar skuadrën e Teutës për fitoren me Tiranën, 2 me 0.

22:39
FOTO/ Çifti kapet duke kryer marrëdhënie në skaf në mes të ditës, do të gjobiten 20 mijë euro nëse…

Një çift është filmuar nga pushuesit e tjerë ndërsa kryenin marrëdhënie në një varkë në Liqenin e Komos.

22:28
Man United i vendos çmimin Sanchezit

Nëse Interi dëshiron të blejë Alexis Sanchez do të duhet të paguajë 16 milionë euro.

22:14
Kush duhet ta marrë i pari vaksinën e koronavirusit?

Kush duhet ta marrë i pari vaksinën për COVID-19n? Autoritetet shëndetësore të SHBA shpresojnë që në fund të muajit të ardhshëm të kenë disa udhëzime se si t’i racionojnë dozat fillestare, por ky nuk do të jetë një vendim i lehtë.

22:05
Thyen kampionët e Tiranës në finale, Teuta fiton kupën

Kupa e Shqipërisë shkon në duart e Teutës.

22:00
Aktivizohet sërish një vatër zjarri në fshatin Molung të Mirditës

Është aktivizuar sërish vatra zjarrit në fshatin Molung në Grykën e Qafë Thanës, mbi fshatin Katund i Vjetër në Rubik te Mirditës.

21:48
Ndarja nga jeta e Aneta Ramës/ Sgarbi mesazh ngushëllues Ramës: Pranë tij në këto çaste të humbjes së të ëmës

Kritiku dhe personaliteti i shquar i artit italian, Vittorio Sgarbi ka ngushëlluar kryeministrin Edi Rama për humbjen e nënës së tij.

21:31
​Kryeministri Hoti rezulton pozitiv me Covid-19

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

21:26
Astronautët e NASA-s kthehen në Tokë

Dy astronautët e NASA-s që udhëtuan për në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës me mjetin e ri fluturues Crew Dragon të kompanisë SpaceX, u kthyen me sukses në Tokë të dielën, pas një qëndrimi prej dy muajsh në orbitë.

21:16
Vllaznia në Superiore, mundi Besëlidhjen në Shkodër 3-1

Vllaznia siguron qëndrimin në Kategorinë Superiore sezonin e ardhshëm.

21:09
FOTO/ Golemi në perëndimin e diellit, pushuesit nuk e ndalin argëtimin…

Nuk jemi në plazhet tropikale të vizituara nga miliona turistë, por në Golem të Kavajës, aty ku perëndimi i diellit i ka dhënë një panoramë më të zgjeruar kësaj vere.

20:57
Afrika e Jugut, 500 mijë raste koronavirusi

Më shumës e gjysmë milionë raste koronavirusi janë konfirmuar në Afrikën e Jugut.

20:45
Festat, tubimet… faktorët që po rrisin rastet me Covid

Koronavirusi po kthehet në shumë vende të botës dhe jo gjithnjë është e lehtë të vendosësh gishtin mbi shkakun e rasteve të shtuara.

20:32
Qytetarët kthehen nga pushimet/ Trafik i rënduar nga zonat bregdetare drejt Tiranës

Pasditja e ditës së diel gjatë muajve të verës është gjithmonë me trafik të rënduar. Temperaturat e larta kanë bërë që shumë qytetar t’i drejtohen plazheve, e kjo ka krijuar një trafik të rënduar në shumë akse të vendit.

20:20
Këngët e vjetra shkodrane/ Muzikanti Robert Bisha rikthehet me koncert në vendlindje

Në këtë situatë të pazakontë, u rikthye në qytetin e tij të lindjes më një koncert të veçantë, Muzikanti dhe poliinstrumentisti i njohur ndërkombtarisht Robert Bisha solli “home neverland” dhe këngët e vjetra të oborreve shkodrane

20:17
Festivali i Resë/ Aktiviteti i vetëm edhe pse Tirana është e boshatisur

Tirana e boshatisur në ketë fillim gushti ka edhe tek tuk njerez që vendosin të konsumojnë art dhe kulturë, pavarësisht aktiviteteve të reduktuara.

20:13
Kukësi dhe Zderic në CAS/ Nënkampionët: Nuk kemi asnjë dënim, merkato e hapur

Lajmi se çështja e Filip Zderic mund të bllokojë merkaton e verës së klubit të Kukësit ka shqetësuar jo pak trajnerin e ri Skënder Gega dhe jo vetëm.

20:10
Vera origjinale shqiptare/ Kantina që nisi si biznes familjar dhe u mbështet me fondet e AZHBR

“Shëndeverë”, është shampanja që mban ‘vulën’’ shqiptare dhe ka dalë në treg për herë të parë në vitin 2014 nga kantina Çobo.

20:01
“Uji i Selitës” me makina të mbuluara/ Pas bllokimit të autoboteve nga policia, “stil i ri” i mjeteve që të bëjnë zgjimin

Banorëve të zonës së Xhamllikut dhe lagjeve të tjera në Tiranë çdo ditë që në orët e para të mëngjesit u bëhet zgjimi nga ulërima të artopolantit që njofton mbërritjen e Ujit të Selitës.

19:57
Ekselentja që ikën në Angli/ Po plotëson dokumentacionin, Ambasada s’është mbyllur për shkak të pandemisë

Kjo është Fationa Shasivari, 18 vjeçare, nxënëse ekselente.

19:56
Kishte simptoma të COVID-19/ I mituri rezulton negativ, por familja shokohet nga ajo që nxjerr testi

Një 12-vjeçar dhe familja e tij kanë përjetuar momente të trishtueshme përgjatë këtyre muajve, kjo për faktin se vogëlushi u diagnostikua me kancer.

19:49
Durrës, prenotimet në rritje/ Operatorët shpresojnë që gushti të jetë muaj i mirë për turizmin

Gushti pritet të shënojë një numër më të lartë pushuesish në plazhet e Adriatikut.

19:45
Covid-19 në Itali/ Tetë humbje jete dhe 239 raste të reja në 24 orë

Italia ka regjistruar 239 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, ndërsa tetë persona kanë humbur jetën, një shifër kjo më e lartë se dita e djeshme, kur viktimat ishin pesë.

19:40
Kosovë/ ​Vdes edhe një person me Covid-19

Edhe një i prekur me Covid-19 ka vdekur pasditen e së dielës.

19:35
Koronavirusi në Greqi, 75 raste të reja e dy vdekje në 24 orët e fundit

Gjithsej 75 raste të reja me koronavirus u njoftuan sot nga Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik.

19:27
5 viktima dhe 123 raste të reja/ Bilanc i përkeqësuar nga Covid-19, Tirana me numrin më të lartë të infektimeve

Pesë viktima të tjera janë shënuar në Shqipëri nga koronavirusi në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar 123 raste të reja me Covid-19.

19:23
Të dëgjosh libra të lexuar nga dikush tjetër është një trend në rritje, si ka ndikuar kjo gjatë COVID-19

Librat në audio (të dëgjosh tekstin të lexuar nga dikush tjetër) është një trend gjithnjë në rritje kohët e fundit. Një artikull të gjatë e interesant këtij fenomeni, i ka kushtuar dhe prestigjiozja britanike “The Guardian”.

19:16
Kina investime rekord për hidrokarburet

Investimet e Kinës në aktivitetet e kërkimit të naftës dhe gazit arritën një rekord prej 11,76 miliardë dollarë në vitin 2019, sipas një raporti të lëshuar nga Ministria kineze e Burimeve Natyrore në faqen e saj të internetit.

19:07
Koronavirusi në Britani, “kthesat” e Kryeministrit Johnson

Fillimi i gushtit duhej të shënonte një pikë kthese psikologjike dhe britanikët do të mund të fillonin të besonin se jetët e tyre do të ktheheshin në normalitet.

19:00
Qen, mace dhe kuaj si asnjëherë më parë, fotografi që do iu rikthejnë buzëqeshjen…

Është bukur të shohësh kafshët rreth e rrotull nëpër shtëpi.

18:57
Studiuesit rusë nisin prodhimin e vaksinës kundër COVID-19 në muajin nëntor

Studiuesit e njërës prej dy vaksinave potenciale që po zhvillohen në Rusi, kundër koronavirusit, thonë se po presin miratimin e autoriteteve për vaksinën e tyre dhe se po planifikojnë që të nisin prodhimin e saj në muajin nëntor.

18:33
Meta kujton Arben Zylyftarin: Populli shqiptar do t’i kujtojë përherë me krenari e respekt heronjtë e tij!

Presidenti i vendit, Ilir Meta, me anë të një postimi në “Facebook” ka kujtuar dëshmorin e atdheut Arben Zylyftarin, i cili u nda nga jeta në krye të detyrës 20 vite më parë.

18:29
Defekt në Durrës, OSHEE: Ja zonat që janë aktualisht pa energji elektrike

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se zonat e Gjirit të Lalzit dhe Koder Ishmi aktualisht janë pa energji elektrike për shkak të një dëmtimi në rrjet.

18:18
Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplas për vdekje 14-vjeçarin me biçikletë

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Farkë pasditen e kësaj të diele.

18:15
1.540 të infektuar të rinj në Japoni, rritje rekorde në Tokio

Dje në Japoni janë regjistruar 1.540 raste të reja të koronavirusit, me çka për të tretën ditë me radhë ka më shumë se njëmijë të infektuar, por nuk ka rase të reja të vdekjes.

18:07
FOTO/ Harron COVID-19! DJ i njohur pështyn me “Jagermeister” mbi turmën…

Pije alkoolike, festa të çmendura dhe “shkuma party”, kjo është një panoramë që e shohim shpesh gjatë muajve të verës. Mirëpo të ndikuar dhe nga alkooli, disa persona e teprojnë paksa me çmenduritë. Një të tillë ka bërë dhe një DJ i njohur në Costa Del Sol të Spanjës, i quajtur Fali Sotomayor.

17:54
Rama postim prekës për nënën: Mund të derdhësh lot pse iku, ose mund të buzëqeshësh sepse jetoi

Kryeministri i vendit, Edi Rama, vjen me një postim prekës për nënën e tij të ndjerë, që u nda nga jeta një ditë më parë (1 Gusht).

17:47
Hamilton fantastik, fiton edhe në Silverstone!

Në Formula 1, triumfon gjithmonë ai, i përhershmi Lewis Hamilton.

17:32
Fotot e mrekullueshme, temperaturat mbi 45 gradë detyrojnë kafshën e rrallë të dalë zbuluar

Një student inxhinierie 23-vjeçar po shkrepte disa fotografi të kafshëve të egra që ndodheshin në parkun natyror të Tadobës, në Indi, kur arriti të fiksojë disa pamje vërtetë mbresëlënëse.

17:31
Dokumentat/ Zëdhënësja e PD publikon fotot: Eri Betoni miraton planin për ndërtimin e kullave 18 kate te zona e Parkut të Liqenit

Zëdhënësja e PD Ina Zhupa me anë të një statusi në “Facebook” ka publikuar dokumente, ku faktohet sipas saj, se kryetari i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj ka miratuar planin për ndërtimin e kullave 18 kate te zona e Liqenit Artificial.

17:16
25-vjeçarja “hot” trondit rrjetin, bikinit e vogla i tregojnë më shumë seç duhet (FOTO)

Menjëherë sapo Britania e Madhe vendosi që të përfundonte karantinën, modelja e famshme nisi udhëtimet e saj nëpër vende të ndryshme të botës.

17:12
FOTO/ Rrëzohet aeroplani me 500 kilogramë kokainë, arrestohen 8 persona

Një aeroplan i tejmbushur me kokainë është rrëzuar pak minuta pas ngritjes. Ngjarja është regjistruar në shtetin oqeanik Papa, në Guinean e Re.

16:48
Aksident në Berat/ Makina kthehet përmbys, drejtuesi i mjetit përfundon në spital

Një aksident është shënuar këtë të diel në aksin rrugor Berat-Urë Vajgurore në Otllak.

16:45
FOTO/ Me perëndimin në horizont, momenti kur peshkatarët në Golem hedhin në det rrjetat…

Me perëndimin e diellit në horizont dhe pa dyndjet e njerëzve, peshkatarët në Golem të Kavajës, kanë gjetur kohën e duhur për të hedhur rrjetat e tyre.

16:39
​166 raste të reja me Covid-19 dhe 4 humbje jete në Maqedoninë e Veriut

Katër viktima dhe 166 raste të reja me Covid-19 janë shënuar në 24 orët e fundit në Maqedoninë Veriore.

16:34
Kosovë/ Mbi 400 pacientë me COVID-19, të shtrirë në QKUK dhe spitale

Në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitale rajonale po trajtohen 448 pacientë, të konfirmuar me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi.

16:24
“Nuk është kurrë vonë”/ 96-vjeçari në Itali kthehet në studentin më të vjetër të vendit

Një 96-vjeçar nga Italia është kthyer në studentin më të vjetër të vendit. Xhuzepe Paterno, në rini, si pasojë e varfërisë nuk mundi dot që të niste studimet.

16:23
Covid-19/ Ministria e Shëndetësisë: 123 raste të reja dhe 5 humbje jete në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë regjistruar 123 raste të reja me Covid-19 dhe 5 humbje jete, në vendin tonë.

16:12
Foto/ Nëna me 16 fëmijë, dhuratat e Krishtlindjes i blej që në korrik …

Punën e sotme mos e lër për nesër. Këtë e di më së miri Jeni Bonell, nënë australiane e plot 16 fëmijëve.

16:03
Republika Çeke, rikthehet virusi pas hapjes

Republika Çeke, ka regjistruar 125 raste të reja me koronavirus, duke bërë që numri i përgjithshëm i të infektuarve të arrijë në 16,699.

15:48
FOTO/ Rita “shtang” fansat, shfaqet nudo në plazh

Rita Ora ndodhet me pushime në Ibizia së bashku me të dashurin e saj Romain Gavras.

15:44
E dashuruar me makinat/ SHBA, rriten kërkesat për motorë

Prej shumë kohësh të lidhur me rrugët e ngushta dhe me kalldrëm në Evropë apo ato të pushtuara nga trafiku në megaqytetet aziatike, motorët e vegjël tani po bëhen gjithnjë e më të kërkuar në Amerikën që adhuron makinat, ndërsa udhëtarët evitojnë transportin publik për shkak të pandemisë së koronavirusit.

15:36
Fillimi i gushtit/ Evropa “mbërthehet” në trafik

Evropianët iu drejtuan autostradave të kontinentit këtë të fundjavë, të parën e gushtit, që për shumë kënd shënoi edhe fillimin e pushimeve verore. Shërbimi francez i monitorimit të trafikut, i kërkoi drejtuesve të mjeteve të tregonin kujdes në rrugë për shkak të nxehtit ekstrem, në një nga ditët më të vështira për qarkullimin për këtë vit.

15:28
Zjarret në Amazonë/ Rritet frika për një katastrofë

Numri i zjarreve në pyje në amazonën braziliane është rritur me 28 për qind muajin e kaluar krahasuar me korrikun e 2019 sipas të dhënave satelitore të publikuara të shtunën, cka edhe ndez frikën se pylli më i madh i shiut në botë mund të shkatërrohet nga zjarret sërish këtë vit.

15:22
FOTO/ Mizore! Burri me tatuazhin e vajzës në ballë, vret pa mëshirë 3-vjeçaren

Një ngjarje e rëndë është shënuar në SHBA. Një baba, besohet se ka rrahur barbarisht të bijën tre vjeçe dhe si rrjedhojë e mitura ka pësuar vdekje të menjëhershme.

15:20
Kosovë/ ​9 të vdekur dhe 245 raste të reja me Covid-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 468 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 245 raste pozitive.

15:17
E diela në Zvërnec/ Në plazh respektohet protokolli anti-covid

Rëra kurative, pastëria, uji i detit dhe siguria e distancës mes çadrave e kthejnë plazhin e Zvërnecit në një nga destinacionet më të preferuara për turistët në kohë pandemie.

15:11
Pogradeci plot me pushues/ Të gjitha hotelet dhe shtëpitë janë të rezervuar për muajin gusht

Pogradeci dhe bregu i liqenit të Ohrit mbeten një prej destinacioneve më të preferuara të verës.

15:06
Covid-19 kthen dasmat në shtëpi/ Shqiptarët nuk heqin dorë nga tradita. Ahengu në oborr për t’i shpëtuar gjobave në lokal

Pavarësisht kushteve të pandemisë Kadri Gashi nuk hoqi dorë nga dasma e djalit të tij. Edhe pse kishte parashikuar një dasmë me mbi 300 të ftuar, tradita e do që dasma mos anulohet dhe Izmiri dhe Xhorxhina do të martohen në oborrin e shtëpisë së tyre në Elbasan.

15:02
Gjoba “pa mëshirë” në Vlorë e Sarandë/ 3 milionë lekë për administratorin që përsëriti shkeljen

Policia ka ndëshkuar me 1 milion lekë gjobë një administrator lokali dhe me 3 milionë një tjetër, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet me muzikë në kundërshtim me Aktin Normativ.

14:55
FOTO/ Arinjtë “braktisin” malet dhe zbarkojnë në qytet, shihni s’e çfarë bëjnë…

Temperaturat gjithnjë në rritje, kanë detyruar arinjtë që të “braktisin” habitatin e tyre dhe të zbarkojnë në qytet.

14:43
FOTO/ Thuajse tërësisht i zhveshur! Burri kapet në pjesën e parme të trailerit dhe…

Udhëtarët e një autostrade në Florida të SHBA-ve, janë bërë dëshmitarë të një ngjarje të pazakontë.

14:27
“Kam temperaturë shumë të madhe, më ka humbur fuqia”/ Veterani i UÇK-së preket nga covid: E pesta ditë dhe flaka më doli

Veterani i luftës së UÇK-së, Zekri Agushi përmes një video të publikuar në rrjetet sociale, ka rrëfyer vështirësitë në të cilat po kalon pasi është infektuar me COVID-19.

14:23
Britani/ Shpallet i humbur 17-vjeçari shqiptar, autoritetet vihen në lëvizje

Kanë kaluar më shumë se 24 orë, ku Olti Gega 17-vjeç, ka humbur çdo gjurmë me familjarët.

14:15
Kosovë/ Thirrje për kujdes ndaj virusit të Nilit Perëndimor

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes ndaj virusit të Nilit, edhe pse në Kosovë, sipas këtij Instituti, nuk është shfaqur asnjë rast me këtë virus.

13:56
U ndalua nga policia shqiptare pas kërkesës së Serbisë në INTERPOL/ Ministrja kosovare: Fola me Cakaj, Kastrati është liruar para dy orëve

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka njoftuar se autoritetet shqiptare e kanë liruar ish-luftëtarin e UÇK-së, Murtez Kastrati, i cili u ndalua nga policia, pas një kërkese që Serbia kishte dërguar në INTERPOL.

13:42
FOTO/ Si ndal as koronavirusi! Të rinjtë britanikë “tërbohen” në klubet e natës

Me fundjavën, erdhën dhe festat e shthurura të britanikëve. Mijëra të rinj janë parë në rrugët kryesore të qyteteve, ku nuk kanë munguar dhe prapësirat.

13:38
Rusia planifikon të bëjë “vaksinim në shkallë të gjerë” kundër COVID-19 gjatë muajit tetor

Rusia planifikon që të zbatojë “vaksinim në shkallë të gjerë” ndaj koronavirusit në muajin tetor, deklaroi ministri i Shëndetësisë së Rusisë, Mikhail Murashko.

13:26
Sëmundja e Alzajmerit/ Zbulohet me një analizë gjaku

Studimet mbi një analizë eksperimentale të gjakut për sëmundjen Alzajmer tregojnë se ajo është shumë e saktë dhe mund të dallojë njerëzit e prekur nga sëmundja, thonë shkencëtarët.

13:17
Kultivoi bimë narkotike, pranga 43-vjeçarit në Mallakastër

Shërbimet e Policisë Mallakastër kanë konstatuar të kultivuara në një zonë të pyllëzuar në fshatin Ngraçie, disa bimë narkotike.

13:11
Protestë në Berlin kundër masave për covid-19

Duke shprehur zëshëm kundërshtinë e tyre ndaj maskave mbrojtëse dhe vaksinave, mijëra njerëz u mblodhën në berlin për të protyestuar kundër kufizimeve nga koronavirusi.

12:52
Meta kujton Lefter Millon: Shembulli se si një fëmijë fshati falë pasionit, këmbënguljes e talentit mund të arrijë majat

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot 54-vjetorin e lindjes së Lefter Millo, i cili u nda nga jeta nga një aksident fatkeq.

12:50
Vlorë/ Dy në pranga dhe një në kërkim, shkelën rregullat e sigurisë në punë

Policia e Vlorës ka arrestuar dy shtetas dhe ka shpallur në kërkim një tjetër për “Shkeljen e rregullave të mbrojtjes në punë”.

12:31
“​Policia e Shqipërisë ndalon veteranin e UÇK-së pas fletë arrestit në Interpol nga Serbia”/ Reagon PD: Thikë pas shpine Kosovës

“Veterani i ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Murtez Kastrati nga Lipjani, sot është ndaluar nga Policia e Shqipërisë, pasi Serbia e ka dërguar emrin e tij dhe shume ish-pjesëtarëve të UÇK-së në INTERPOL”.

12:26
Dita e fundit e Haxhit/ Kundër djallit me gurë të sterilizuar

Te dielën përfundon pelegrinazhi i Haxhit në Arabinë Saudite, që këtë vit, u zhvillua si asnjëherë tjetër.

12:19
Astronautët amerikanë fillojnë udhëtimin drejt Tokës

Astronautët amerikanë Doug Hurley dhe Bob Behnken kanë shkëputur kapsulën e tyre Dragon Endeavour nga stacioni hapësinor ndërkombëtar për të filluar udhëtimin e kthimit në tokë.

12:12
Plagoset rëndë me thikë 20-vjeçari, policia zbardh ngjarjen: Ja si nisi konflikti jashtë një lokali

Policia e Shkodrës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur dje në mbrëmje ku u plagos me mjet prerës një 20-vjeçar.

12:07
20 vjet nga vrasja e Arben Zylyftarit, Veliu: Dora e pabesë që u ngrit mbi ty ka më shumë se 3 dekada që përpiqet të sfidojë shtetin

Sot bëhen 20 vjet që nga vrasja në krye të detyrës të drejtorit të Policisë së Prefekturës së Shkodrës, Kolonel Arben Zylyftari. Ai ka mbetur i vdekur pasi ka marrë një breshëri plumbash automatiku gjatë drejtimit të një operacioni kundër dy personave të kërkuar.

11:51
“Schiuma party” në bregdet/ Apeli i mjekëve për të rinjtë që po shpërfillin masat Anti-Covid

Festat në bregdet, shkuma parti me muzikë, pa asnjë distancim dhe masa anti kovid që as respektohen mes të rinjve. Kjo është panorama e këtyre ditëve të nxehta vere, siç është edhe kjo video në një koncert të një prej këngëtarëve më të njohur në vend.

11:36
Vllaznia pret Besëlidhjen në Shkodër/ Sfida për Superioren

Kupa e Shqipërisë nuk është eventi i vetëm që do të ketë vëmendjen e admiruesve të futbollit në vendin tonë. Në ‘Loro Borici’ të Shkodrës do të luhet një tjetër finale ajo për vendin në Kategorinë Superiore mes Vllaznisë dhe Besëlidhjes.

11:23
OBSH: Koronavirusi do të jetë prezent për një kohë të gjatë

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se kohëzgjatja e pandemisë së koronavirusit me gjasë do të jetë “e gjatë”, teksa shumë shtete po regjistrojnë rekorde rastesh të reja dhe është rritur frika se virusi po rikthehet.

11:19
Që nga viti 1992/ Anastas Janullatos, 28 vjet Kryepeshkop i Shqipërisë

Data e sotme shënon plot 28 vjet nga Fronëzimi i Kryepiskopit Anastas, si Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë.

11:04
​Qytetarët e Kosovës drejt bregdetit shqiptar, hynë mbi 8 mijë makina

Që nga mëngjesi e deri tani janë të shumtë qytetarët e Kosovës, që kanë hyrë nëpërmjet kufirit në Shqipëri, ku kanë zgjedhur për ta kaluar një fundjavë apo edhe më shumë ditë.

10:55
Basha mbledh nesër Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar, pritet miratimi i Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve për deputetë

Nesër paradite demokratët do të mbledhin forumet më të larta vendimarrëse, Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar të PD, të cilët do të vendosin për ngritjen e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve. Komisioni do të ketë 5 persona në përbërjen e tij dhe do të asistohet nga Sekretariati ndihmës i Komisionit i përbërë nga dy persona.

10:48
Sot Finalja e Kupës së Shqipërisë, policia njofton masat e marra

Policia e Tiranës, ka njoftuar se ka marrë masa të shtuara për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit midis ekipeve Teuta – Tirana, finale e kupës së Shqipërisë, që do zhvillohet sot në orën 20:00, në stadiumin “Air Albania”.

10:35
“Tani Covid nuk ka më preference në moshë, nuk po kursen asnjë”/ Apeli i fortë mjekes

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka shpërndarë në ‘Facebook’ mesazhin e mjekes Migena Qato, e cila iu bën thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat kundër koronavirusit, pasi siç thotë ajo covid nuk kursen asnjë.

10:28
E rëndë në Durrës/ 52-vjeçari i dehur vetëvaret në paraburgim, u denoncua për dhunë në familje

Mbrëmjen e ditës së djeshme në ambientet e dhomave të shoqërimit të DVP Durrës, nga personeli policor u gjend i vetëvarur shtetasi T.T. Ai ishte shoqëruar për rreth 3 orë, si i dyshuar për veprën penale “Dhunë në familje”, nga policia lokale.

10:22
Sulmuesi i Kombëtares debuton me Juventusin, zëvendësoi veteranin Gonzalo Higuain

E shtuna e 1 gushtit do të mbahet mend për futbollistin shqiptar, Xhiakomo Vrioni pasi 21-vjeçari i cili ka shkëlqyer te skuadra e Juventusit U23, ka debutuar në ekipin e parë të drejtuar nga Sarri në ndeshjen kundër Romës.

10:04
Synimet e Turqisë për superfuqi: Erdogani hedh zjarr në jug të Kaukazit

Manovrat e përbashkëta ushtarake mes Turqisë dhe Azerbajxhanit janë një paralajmërim i qartë për armikun e përbetuar Armeninë. Pas Sirisë dhe Libisë, Ankaraja dëshiron tani të zgjerojë pushtetin e saj në jug të Kaukazit.

09:52
Këto janë tre vatrat e “nxehta” në Tiranë për përhapjen e koronavirusit

Tre zona në Tiranë konsiderohen si vatra të “nxehta” të përhapjes së covid-19.