Një palestinez është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi ditë më parë ia ka vënë zjarrin një xhamie në fshatin Magurë të Lipjanit.

Xhamia është djegur më 21 tetor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dje në mëngjes, pas disa hetimeve të zhvilluara.

I njëjti pasi është dërguar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, dega Lipjan i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji dhe është dërguar në qendrën e paraburgimit në Hajvali.

Top Channel