Numri i rasteve me koronavirus në Rusi ka arritur në 1.497.167 ndërsa bilanci i viktimave në 25.821.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se me 16.521 raste të reja, numri i rasteve ka arritur në 1.497.167 ndërsa me 296 vdekje në 24 orët e fundit numri i viktimave në 25.821.

Në vend numri i të shëruarve ka arritur në 1.130.818 me 11.567 të shëruar në 24 orët e fundit.

Në kryeqytetin rus Moskë, në 24 orët e fundit janë shënuar 4.453 raste të reja, me çka numri i tyre është rritur në 391.361 ndërsa me 63 vdekje të reja numri i viktimave në kryeqytet u rrit në 6.312.

Shërbimi i Mbrojtjes së Shëndetit të Njeriut dhe të Drejtave të Konsumatorit në Rusi tha se në 24 orët e fundit janë kryer 564 mijë teste ndërkohë numri i testeve të kryera deri më sot tejkalon shifrën 56.7 milionë.

Dje në vend u regjistrua “shifra më e lartë rasteve ditore” me 17.340 raste.

Top Channel