Rama do të dëshmojë në dosjen “Partizani”, Berisha: Do jemi ballë për ballë, duhet të jenë dhe mediat
Një person është arrestuar gjatë kësaj të shtune (24.10.2020) nga Policia Kufitare.
Shtetasi N.K, 50 vjeç, banues në Berat ka rënë në prangat e uniformave blu pasi është kapur duke transportuar disa pako me lëndë narkotike nëpërmjet kufirit të gjelbër në drejtim të shtetit grek.
Njoftimi:
Kontrollet të alternuara me Policinë Kufitare greke, për të parandaluar dhe goditur krimet ndërkufitare, kryesisht tentativat për trafikim të lëndëve narkotike.
Si rezultat i kontrolleve të shtuara parandalohet dhe goditet një tentativë për trafikimin e lëndëve narkotike në drejtim të shtetit grek, nëpërmjet kufirit të gjelbër.
Gjatë patrullimeve të shtuara, shërbimet e Policisë Kufitare, në kufirin e gjelbër mbi fshatin Konispol, kanë konstatuar dhe vënë në pranga shtetasin N. K., 50 vjeç, banues në Qelepias, Berat, i cili po transportonte disa pako me lëndë narkotike kanabis, me peshë rreth 3 kilogramë.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.
Top Channel