Kosovë, Covid-19/ “Rritja e rasteve, rezultat i shtimit të testimeve”

24/10/2020 11:25

Rritja e rasteve të koronavirusit në Kosovë nuk duhet të përbëjë shqetësim, pasi rritja e të infektuarve është dhe rezultat i shtimit të testimeve në baza ditore, thotë për Radion Europa e Lirë, mikrobiologu Lul Raka.

Nga data 12 deri në 23 tetor, në Kosovë janë regjistruar 1,412 raste të reja me COVID-19, e kanë ndërruar jetë 12 persona. Kosova është duke u përballur me pandeminë prej 8 muajsh, ndërsa masat parandaluese si mbatja e detyrueshme e maskës, higjiena e duarve e ruajtja e distancës ende janë në fuqi. Pikun e pandemisë vendi e mbërriti në muajin korrik e më pas, shifrat erdhën në rënie.

Por dy javët e fundit, rastet janë rritur sërish. Nëse krahasohet me dy javët e fundit, në javën e parafundit kanë qenë 3,600 teste të kryera, javën e fundit ky numer është rritur në 6,300 dhe të enjten, ne patëm mbi 1,200 teste”, thotë Raka, i cili pretendon se kjo rritje është e qëndrueshme dhe nuk duhet të shkaktojë panik. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që të mos vazhdojnë masat parandaluese.

Top Channel