Bien abonimet në Netflix/ Zhgënjim nga filmi francez

24/10/2020 14:33

Fitimet zhgënjyese të Netflix-it në këtë tremujor ishin rezultat i pakënaqësisë së disa të abonuarve, të cilët kanë zgjedhur te heqin dorë nga ky shërbim. Shkak I një lëvizjeje të tillë është bërë zemërata ndaj filmit polemizues francez, Cuties.

Të dhënat e grumbulluara nga dy firma analitike treguan se ka pasur një rritje të ndjeshme të anulimit të abonimeve në të njëjtët kohë kur po shtoheshin zërat për bojkotimin e platformës mjaft popullore të filmave.

Firma e analizimit të të dhënave, Antenna, që gjurmon dhe abonimet në këtë shërbim streaming, raportoi një tërheqje të fortë të përdoruesve të saj pak kohë pasi hashtagu #CancelNetflix u bë viral.

Sipas USA Today, të njëjtën gjë raporton edhe `Chum`, që mat numrin e abonentëve të larguar nga platforma për çdo lloj arsyeje. Në mesin e shtatorit, Antenna vuri re se Netflix ka humbur 5 herë më shumë të interesuar për shërbimet e saj sesa muajin e kaluar.

Cuties, me regji të francezes me origjinë nga Senegali, Maïmouna Doucouré, tregon historinë e një vajze 11 vjeçare, Amy, e cila nuk pajtohet me prindërit e vet të rreptë myslimane dhe gjen ngushëllim tek kërcimi. Doucouré thotë se filmi, i vendosur në një periferi të varfër të Parisit, frymëzohet nga vetë përvojat e saj dhe është një koment shoqëror mbi nevojën për të mbrojtur fëmijët. Por filmi, i cili i tregon vajzat e mitura në poza provokuese kërcimi, është akuzuar “ për seksualizim të fëmijëve”.

Top Channel