Numri i të vdekurve nga koronavirusi në kontinentin e Afrikës ka arritur në 40.985.

Në gjithë kontinentin me 10.637 raste në 24 orët e fundit numri i rasteve është rritur në 1.707.055 ndërsa me 225 vdekje numri i viktimave ka arritur në 40.985.

Numri më i lartë i viktimave nga COVID-19 deri më sot në kontinent është regjistruar në Afrikën e Jugut me 18.891 ndërsa në Egjipt janë regjistruar 6.176 dhe në Marok 3.205 vdekje.

Në Mauritius nuk ka mbetur asnjë rast aktiv me COVID-19 ndërsa në Sejshelle dhe Eritre nuk janë raportuar vdekje deri më tani.

Numri i rasteve në Afrikën e Jugut ka arritur në 712.412.

Deri më tani, në Afrikë janë shëruar 1.398.172 persona të infektuar.

Top Channel