Luana Vjollca dhe Capital T premtojnë thyerje rekordi mbi rekorde sonte në “Shiko Kush LUAN”

24/10/2020 14:03

Pas katër puntatash mjaft të suksesshme “Shiko Kush LUAN” me autore dhe moderatore Luana Vjollcën vazhdon të thyejë rekorde shikueshmërie, por mbrëmjen e sotme këtë premtim e jep dhe Capital T.

Sonte bëhet nami në “Shiko Kush LUAN” dhe flasim për rekorde, kështu u shpreh edhe Trim Ademi (Capital T), i ftuari i Luanës në spektaklin e së shtunës.

Kapitenët për këtë puntatë do të jenë Florjan Binaj dhe Irgen Çela, të cilët këtë herë kanë panele mjaft të forta me të ftuar mjaft të rëndësishëm si Capital T, Ermal Fejzullahu, Dren Abazi, Kristina Baki dhe Alaudin Hamiti. Harruam dikënd apo do jenë vetëm 5 personazhe?

Jo! Autorja dhe moderatorja Luana Vjollca e mbajti fjalën dhe e ftuar sonte është edhe këngëtarja e emisionit Fifi, por sigurisht që do na mahnisë me zërin e saj dhe për herë të parë do të performojë HIT-in “Përjetësi” krah këngëtarit Ermal Fejzullahut.

Sfida “Paintball” këtë herë i është besuar Kapos, i cili do të na befasojë në këtë sfidë të sikletshme, por që reperi e mori plot sportivitet.

Plot ekskluzivitete, lojëra të reja dhe sfida pikante sonte ora 21:00 në “Shiko Kush LUAN” do të ketë shumë surpriza për ju.

Top Channel