Përndjekje, dhunë në familje dhe drejtim automjeti pa leje përkatëse, arrestohen 5 persona në Fier

24/10/2020 10:18
Foto ilustruese

Pesë persona janë arrestuar për vepra të ndryshme penale në Fier, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.

U ndalua shtetasi E. V., 49 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Përndjekje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

Gjithashtu, u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 44 vjeç, banues në Fier, pasi për motive të dobëta, në banesën e tyre, ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij, shtetasit R. M., 58 vjeç.

U ndalua shtetasi i shpallur në kërkim A. D., 67 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

U arrestuan në flagrancë shtetasit: S. K., 40 vjeç, banues në Lushnjë dhe L. V., 30 vjeç, banues në Lushnjë.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi u kapën nga shërbimet e Policisë duke drejtuar motomjetet pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel