Qarkullimi i mjeteve tek ish-sheshi Shqiponja do të ndalohet për shkak të punimeve për ndërtimin e Unazës së Madhe tek zona e Astirit.

Në një konferencë të përbashkët ndërmjet ARRSH-së dhe Policisë së Shtetit u bë me dije se kalimi do të jetë i mundur vetëm për ambulancat, ndërsa iu kërkohet drejtuesve të mjeteve të zgjedhin akse të tjera për kalimin e tyre. Plani i devijimit do të vihet në zbatim duke nisur nga e hëna.

“Plani është dinamik me ecjen e punimeve. Në rrugë do kenë akses vetëm ambulancat. Lutemi drejtuesve që vijnë nga Jugu i vendit të zgjedhin për kalim aksin Tiranë-Elbasan, kurse ata që vijnë nga Kavaja të përdorin aksin nga Ndroqi”,- tha përfaqësuesi i policisë.

Top Channel