Presidenti polak Andrzej Duda ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Duda është testuar ditën e premte dhe është zbuluar se ishte pozitiv me koronavirus, njoftoi Blazej Spychalski të shtunën raporton,

Ai bashkohet me një grusht udhëheqësish botërorë që i ka kapur virusi, mes tyre Presidenti i SHBA Donald Trump dhe Kryeministri  anglez Boris Johnson, shkruan BBC.

Polonia përballet me një rritje të pandemisë së koronavirusit, me një rekord ditor me më shumë se 13,600 raste të reja të Premten.

Vendi tani ka hyrë në një bllokim mbarëkombëtar të “zonës së kuqe” që përfshin mbylljen e pjesshme të shkollave fillore dhe restoranteve.

Ndërsa është e paqartë kur presidenti polak është infektuar, por ai kishte marrë pjesë në një takim në Talin të hënën ku u takua me Presidentin bullgar Rumen Radev i cili më vonë hyri në karantinë.

“[Z. Duda] dje u testua për koronavirusin,” tha  pychalski në twitter të Shtunën.

Top Channel