Tiranë/ Policia vendos 135 gjoba vetëm në 12 orët e fundit për parkime të gabuara

24/10/2020 13:40

Vetëm gjatë 12 orëve të fundit, policia rrugore ka vendosur 135 gjoba në rrugën e Kavajës në Tiranë.

Gjobat e vendosura janë për parkimet e gabuara dhe pushimin e automjeteve në vendet e palejuara.

Njoftimi:

Rrugorët e kryeqytetit, në funksion të planit të veprimit për ndëshkimin e parkimeve të gabuara, përgjatë 12 orëve, monitorim të dedikuar në Rrugën e Kavajës. Janë ndëshkuar 135 automjete të pushuara në kundërshtim me dispozitat e Kodit Rrugor, në një rrugë e cila, njësoj si ajo e “Myslym Shyrit”, shërben si arterie kryesore për lidhjen e zonës së Kombinatit, unazës së madhe dhe asaj të mesme, me unazën e vogël dhe qendrën e kryeqytetit.

Duke qenë se kjo rrugë përshkohet edhe nga disa linja të rëndësishme të transportit publik qytetas, problematika që shkaktohet nga pushimet dhe qëndrimet e gabuara është akoma më e madhe, veçanërisht në afërsi të Poliklinikës Nr. 9 dhe pranë xhamisë, ku pushimet në korsitë e lëvizjes apo në rreshtin e dytë shaktojnë pengesa serioze për trafikun në tërësi, si dhe për mjetet e emergjencave mjekësore dhe civile në veçanti.

#parkomjetin✅
#mosubëjpengesëdheobjekt👮🏻‍♀️
#mendopëremergjencat🚑

Top Channel