“Proces i domosdoshëm”/ BKH-ja, Ambasada Amerikane uron kandidatët e kualifikuar. Raundi tjetër, eseja me shkrim

24/10/2020 13:15

Përmes një postimi në Twitter, Ambasada Amerikane ka uruar kandidatët të cilët kanë mundur të kualifikohen në raundin tjetër të procesit së përzgjedhjes për Byronë Kombëtare të Hetimit.

“Urime kandidatëve të cilët kaluan në raundin tjetër të procesit së përzgjedhjes për Byronë Kombëtare të Hetimit. Jo të gjithë ia dolën sepse procesi është i vështirë, por i domosdoshëm, për të gjetur më të mirët e Shqipërisë”, shkruhet në postim.

Komisioni i Përzgjedhjes në datë 23.10.2020 mbylli procesin e Testit për Aftësitë Fizike dhe përzgjedhjes së kandidatëve, për fazat e mëtejshme të konkurrimit. Kandidatët e kualifikuar, në datën 26.10.2020 do t’i nënshtrohen Testit të Esesë me Shkrim.

Testi i Esesë do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve. Testimi i Aftësive Fizike u zhvillua nën vëzhgimin dhe monitorimin e Komisionit Ndërkombëtar të Ekspertëve, të caktuar nga misionet e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian në Shqipëri.

Për të parë listën me kandidatët e kualifikuar klikoni linkun e mëposhtëm:

NJOFTIM

 

Top Channel