Aksident në dalje të Urës së Fanit/ Humb kontrollin e makinës dhe përplaset me bordurën anësore

24/10/2020 09:54

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në dalje të Urës së Fanit.

Një automjet është përplasur me bordurën anësore të rrugës.

Sipas informacioneve të para mjeti ka pësuar dëmtime të rënda, por nuk raportohen dëme në njerëz.

Mësohet se me mjetin tip “Golf” udhëtonin dy pasagjerë.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit.

Top Channel