Birësimet nga LGBTI/ Nismë për ndryshimin e ligjit në Shqipëri

24/10/2020 12:14

Studimet tregojnë se komuniteti LGBTI (Lesbike, Gej, Biseksualë, Transgjinorë dhe Ndërseksuale) përbëjnë të paktën 3% të popullatës së një vendi. Që do të thotë që edhe Shqipëria nuk bën përjashtim.

Sinkron Altin Hazizaj: Bëhet fjalë për një nismë të Ministrisë së Drejtësisë, e cila është duke ndryshuar dy ligje, që janë thelbësore përsa u përket marrëdhënieve familjare. Bëhet fjalë për Kodin e Familjes dhe Ligjin për Birësimet për komunitetin LGBTI.

-A ka kërkesa, nga çifte homoseksuale, për birësim, në Shqipëri?

“Nuk di ta them këtë gjë, por besoj që mund të ketë. Por edhe fakti, që ti nuk ke të drejtë të birësosh, automatikisht do të thotë, që ty ligji nuk ta ka krijuar të drejtën.

Kërkesa, përsa i përket barazisë në martesë, është paraqitur për herë të parë që në vitin 2010, pra ka një historik në këtë drejtim.

Ndërsa, përsa i përket birësimit, është paraqitur para 2 javësh. Kemi patur një konsultim të gjerë, shoqëria civile dhe Ministria e Drejtësisë. Kodi i Familjes është në kundërshtim të hapur me Kushtetutën, e cila garanton të drejta të barabarta, për çdo qytetar.

Kodi i Familjes, e para përcakton se kush konsiderohet familje. Është koncept komunist, për mendimin tim, që cilësohet si martesa mes një burri dhe një gruaje.

Ndërsa Kushtetuta e përcakton martesën, si një të drejtë personale, të çdo personi.

Sot në Europë janë 24 shtete, thuajse gjithë Europa, që kanë lejuar barazinë në martesë. Dhe janë mbi 18 shtete të cilat garantojnë të drejtën e birësimit për çifte LGBTI.

Në këtë kuadër, të gjitha këto barriera që i përmbajnë këto dy ligje sot, ka ardhur koha, që të eliminohen përfundimisht”.

Top Channel