Grabitet me armë vila e Luca Tonit, brenda ishin edhe fëmijët e ish sulmuesit

24/10/2020 12:20

Ish kampioni i botës me Italinë dhe fituesi i Këpucës së Artë në sezonin 2005-2006, Luca Toni ka kaluar momente paniku të enjten në mbrëmje, pasi tre hajdutë të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur vilën e tij në Modenese.

Lajmi është dhënë nga mediat italiane, të cilat zbardhin dëshminë e Tonit se grabitja ka ndodhur të enjten mes orës 19:30 dhe 21:30, ndërkohë që ish sulmuesi italian ndodhej aty bashkë me fëmijët e tij.

Përveç panikut, Toni dhe fëmijët e tij nuk kanë pësuar asgjë, ndërsa policia po heton dhe vëzhgon kamerat e sigurisë për të rënë në gjurmën e grabitësve. Paraprakisht mendohet se ishin 4 grabitës, tre prej të cilëve u futën në vilën e sulmuesit dhe një tjetër i priste jashtë në një makinë Audi

Top Channel