Vjedhje dhe drejtim automjeti në gjendje të dehur, arrestohen 2 persona në Durrës

24/10/2020 09:16

Dy persona janë arrestuar në flagrancë për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin E. L., 38 vjeç, banues në Durrës, sepse në periudha të ndryshme kohore u ka përvetësuar rrjeta peshkimi shtetasve A. L., Sh. V., L. K., dhe M. Sh., banues në Qerret, Kavajë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në gjëndje të dehur, arrestuan në flagrancë shtetasin L. K., 20 vjeç, banues në Krujë, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin tip “Ford”, në gjëndje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel