E mashtroi dhe ia shiti pronën dikujt tjetër, arrestohet 38-vjeçari në Tiranë

24/10/2020 10:52

Një person ka rënë në pranga në Tiranë për falsifikim dokumentacioni dhe mashtrim.

Në bazë të kallëzimit të marrë nga G.M., se një shtetas në anë të mashtrimit i kishte përvetesuar pronën dhe se ia kishte shitur dikujt tjetër është arrestuar A.L.,  banues në Tiranë.

“Ky shtetas me anë të mashtrimit dhe falsifikimit të dokumentave ka përvetësuar pronën e shtetasit G.M., duke ia shitur një blerësi tjetër. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale”, shkruhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi”, “Flasifikimi i dokumentave”, “Fshehje të ardhurash” dhe “Mospagim taksash dhe tatimesh”.

Top Channel