Dje në Budapest të Hungarisë, Distria Krasniqi arriti të kurorëzohej me medalje të artë në turneun prestigjioz “Grand Slam” në kuadër të sportit të xhudos.

Krasniqi garën e filloi përballë hungarezes Eva Csernoviczki ku arriti të fitonte me lehtësi vetëm për të kaluar në raundin tjetër ku e priste kundërshtarja nga Franca, Shirine Boukli. Distria nuk u ndal tek Csernoviczki ku arriti fitoren e radhës ndaj francezes Boukli.

Me këtë fitore ajo kaloi në gjysmëfinale ku do të përballej me përfaqësuesen nga Izraeli, Shira Rishony, ku me këtë kundërshtare Krasniqi arriti në kuotën e tre fitoreve radhazi vetëm për të kaluar në finale ndaj argjentinases Paula Pareto, ku edhe e mundi kështu duke e fituar medaljen e artë në këtë turne.

Sukseset për Kosovën në sport nuk kanë të ndalur ku pas Majlinda Kelmendit dhe Robin Krasniqit tani edhe Distria Krasniqi arriti t’i zbardhç fytyrën Kosovës.

Për fitoren e saj, në rrjetin e tij social “Facebook”, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi u shpreh i lumtur me këtë arritje. Ai shkroi:

“Mirëmëngjesi me këtë pamje të bukur nga fitorja e mbrëmshme e xhudistes së Kosovës, Distria Krasniqi e cila e fitoi Medaljen e Artë në “Grand Slam” të Hungarisë,” shkroi Thaçi në “Facebook”.

Top Channel