Elbasan/ Dhunë në familje, plagosje e rëndë, organizim i lojërave të fatit, arrestohen 6 persona

24/10/2020 09:47
Ilustrim

Policia e Elbasanit ka arrestuar 6 persona gjatë 24 orëve të fundit.

2 persona kanë rënë në prangat e uniformave blu për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

2 shtetas të tjerë janë arrestuar pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë plagosur rëndë një 23 vjeçar i cili është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa një tjetër është proceduar penalisht për moskallëzim krimi.

Shtetasi L.M, 30 vjeç ka rënë në prangat e forcave blu pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Ndërsa personi i gjashtë është arrestuar sepse drejtonte motoçikletën në gjendje të dehur.

Njoftimi:

Arrestohen në flagrancë  shtetasit R.N., 29 vjeç, ( pronari i lokalit i cili e kishte marrë me qera) dhe  Xh.B., 21 vjeç( kamarier) banues në Gramsh, për veprat penale  “Organizimi i lotarive të palejuara”, dhe  “Fshehja e të ardhurave”. Arrestimi i tyre  u bë pasi, në lagjen “18 Gushti”, Gramsh, në subjektin e  “Bar-Kafe”,  iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale dy aparat celular me faqe sportive të hapura, ku ishin të vendosura biletat me ndeshje, një kompjuter dhe një monitor.

—–

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd,  arrestuan në flagrancë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim,  shtetasit M.Ç., 21 vjeç, dhe D.Ķ., 23 vjeç,  banues të dy në fshatin Kokrevë, Librazhd. Arrestim i tyre u bë pasi këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin, në fshatin Hotolisht, Librazhd, pas një konfliktit të çastit për motive të dobëta kanë goditur me mjet të mprehtë thikë shtetasin F.D., 23 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallzim krimi”, shtetasin K.K., 20 vjeç, banues në fshatin Dardhë, Librazhd.


Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin: L.M., 30 vjeç, banues në fshatin Shushicë, Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan,  arrestuan në flagrancë shtetasin: B.Sh., 36 vjeç, banues në Tiranë,  pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar motoçikletën në gjëndje të dehur.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë  pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan,  për veprime e mëtejshme proceduriale.

Top Channel