Në episodin e sotëm te “Hipokrati” do të flasim për Osteoporozën.

Ajo është një sëmundje gjatë së cilës densiteti i kockës dhe cilësia e saj reduktohen gradualisht. Gjate Osteoporozës kocka bëhet më poroze dhe për pasojë më e thyeshme. Humbja e masës kockore ndodh në mënyrë të heshtur, shpesh pa simptoma dhe shenja klinike, derisa ndodh fraktura apo thyerja e parë, dhe në shumë raste është pikerisht thyerja e heshtur e kockës, që evidenton Osteoporozën. Prandaj Osteoporoza quhet “epidemia e heshtur”.

Po cilët janë personat më të rrezikuar për të pasur Osteoporozë dhe si mund ta parandalojmë atë? Si diagnostikohet Osteoporoza?
Cilat janë frakturat më të shpeshta që mund të shkaktojë Osteoporoza?  A janë të informuar njerëzit që kanë faktorët e rrezikut për të kryer ekzaminimin e duhur?

Gjithçka tek Hipokrati/ Sonte, ora 18:00! Top Channel!

Top Channel