Studentët e Colombian Salsa në Paris këmbëngulin ta largojnë trishtimin e Covid-19 duke marrë pjesë në mësimet e kërcimit.

Megjtihatë, edhe këto të fundit u janë përshtatur rregullave qeveritare kundër pandemisë: masat higjenike të marra aty përfshijnë përdorimin e maskave të fytyrës dhe xhelit dezinfektues.

Për instruktorin e tangos, Francisco Leiva, mësimi i hapave të kërcimitit të famshëm argjentinas, ku partnerët është e nevojshme të kenë afërsi fizike, nuk përbën shumë problem. Ai vazhdon t’i qëndrojë idesë së vet se mjaft kufizime nuk janë të logjikshme, por siç thonë, të apasionuarit pas këtij dansi, po mësohen dhe me mënyrën e re të kërcimit.

“Klasat janë më të vogla tani, kemi 50% njerëz më pak dhe të moshuarit nuk vijnë aq shumë sa përpara. Ne po përpiqemi të zbatojmë protokollin, përdorim maskat dhe xhelin. Pjesëmarrësit po mësohen me këtë ide”, shprehet Francisco Leiva, instruktor tangoje.

Një pjesë e frekuentuesve të këtyre kurseve e pranojnë se rreziku zero nuk ekziston, por thonë se kjo në fund të fundit, nuk është arsye për të hequr dorë nga mënyra e vet e të jetuarit.

Top Channel