“Do t’i jap fund naftës”/ Biden tenton të sqarojë deklaratën

24/10/2020 10:18

Presidenti Donald Trump u kap pas një komenti të rivalit të tij demokrat  në Shtëpinë e Bardhë, Joe Biden, për mbylljen e industrisë së naftës duke e detyruar atë të shpjegohet e të fashisë konfuzionin që krijoi me pohimet  e tij.

Ndihmësit e Biden thanë se ai ka qenë duke folur për fundin e subvencioneve për karburantet fosile, jo vetë industrinë atëherë kur foli për një “tranzicion” nga nafta. Biden vazhdon të ketë epërsi në sondazhe, por diferenca është më e ngushtë në një sërë shtetesh të lëkundura, të cilat mund të vulosin përfundimisht fatin e garës në 3 nëntor.

Në momentet finale të debatit të së enjtes, Trump e pyeti sfidantin e tij nëse do ta mbyllte industrinë e naftës.

“Do të bëja një tranzicion prej kësaj industrie, po. Sepse ndotja që ajo shkakton është shumë e madhe”, ishte përgjigja e Biden.

Sipas tij, karburantet fosile duhen zëvëndësuar në kohë me energji të ripëritshme, dhe kështu Shtetet e Bashkuara të shkojnë drejt ideales se zero emetimeve. Disa demokratë i entuziasmon ideja që Amerika t’u largohet varësisë së saj nga nafta dhe gazi si pjesë  eluftës kundër ndryshimeve klimatike. Por kur vjen fjala tek votat, një politikë e tillë mund të shkaktojë zemërim mes votuesve të klasës punëtore në shtete kyce si Pennsylvania, Ohio dhe Texas, ku janë të vendosur shumica e të punësuarve të kësaj industrie.

Top Channel