E enjte, 20 Gusht 2020
20:43
Bie zjarr pranë disa banesave në Llaman

Një zjarr  ka përfshirë një zonë të pyllëzuar në Llaman të Himarës gjatë ditës së sotme. Deri më tani raportohet vetëm për bimësi të djegura, por vatra e zjarrit është shumë pranë disa banesave.

20:38
Akuza për ish këshilltarin e Trump/ Akuzohet për mashtrim për fondet e  ndërtimit të murit me Meksikën

Prokurorët federalë në Nju Jork ngritën akuza ndaj ish-këshilltarit politik të Presidentit Trump, Steve Bannon, se në bashkëpunim me të tjerë, ka kryer mashtrim me dërgim elektronik parash, lidhur me një fushatë për grumbullim fondesh në mbështetje të ndërtimit të një muri kufitar midis Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës.

20:27
Maqedoni, vaksina do jetë falas/ Në një ditë 3 vdekje dhe 118 infektime të reja

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe njoftoi se vaksina e koronavirusit do të shpërndahet falas për popullatën.

20:20
Rrëfehet ish e dashura e Mbretit të Spanjës: Më dhuroi 64 milionë euro, pas 2 vitesh m’i kërkoi mbrapsht

Ish e dashura e Mbretit të Spanjës, Juan Carlos, ka rrëfyer se ai i bëri dhuratë 65 milionë euro, për t’i treguar se sa e donte dhe sa rëndësi kishte për të.

20:16
Amazona braziliane shkatërrohet nga vala e zjarreve, Bolsonaro thotë “pyjet tropikale nuk digjen”

Pjesa braziliane e pyjeve të Amazonës po shkatërrohen nga një valë e re zjarresh një vit pasi një katastrofë e ngjashme solli zemërim botëror për keqmenaxhimin e situatës nga qeveria e Jair Bolsonaro.

20:15
Putin ndërmjetëson takimin/ Rama bisedon me Lavrov për ndërhyrjen e OSBE në krizën e Bjellorusisë

Kryeministri shqiptar Edi Rama me shumë gjasa do të jetë negociator për zgjidhjen e krizës në Bjellorusi në cilësinë e kreut të OSBE.

19:57
Bulqizë/ I merr flakë makina, shpëton mrekullisht drejtuesi

Një makinë është përfshirë nga flakët në aksin rrugor Ura e Re-Kodra e Danit në njësinë Administrative Fushë Bulqizë.

19:54
FOTO/ Fiton lotarinë me shifrën e majme, i riu dhunon dhe i bën veprimin e papritur shefit…

Kamerat e sigurisë së një kompanie, kanë fiksuar momentin kur një punonjës ka dhunuar e më pas urinuar mbi shefin e tij.

19:45
Macron propozon ndërmjetësimin BE-Rusi në Bjellorusi: Gati të mbështesim bjellorusët veçanërisht me OSBE-në

Presidenti francez Emmanuel Macron ka propozuar që Brukseli dhe Moska të mund të ndihmojnë në zgjidhjen e krizës politike në Bjellorusi. Ai zhvilloi bisedime me kancelaren gjermane Angela Merkel në jug të Francës.

19:42
Grabitet muzeumi i ninxhave në tempullin e famshëm japonez

Një muzeum i luftëtarëve tradicionalë vendas “ninxha” është grabitur dje në Japoni, dhe hajdutët besohet se janë larguar me më shumë se 1 milionë jen (8000€).

19:20
Vogëlushi “përlot” botën/ Pret flokët për herë të parë në jetë dhe i dhuron për të sëmurët me kancer…

Është prekëse kur shikon se si fëmijët, bashkëngjiten kauzave madhore për të tjerë fëmijë që vuajnë nga sëmundja e kancerit.

19:18
Vdes gjatë turnit të punës/ Punonjësi mbulohet me çadra dhe marketi vijon biznesin

Trupi i një punonjësi të ndjerë që vdiq gjatë turnit të punës, u la në dyshemenë e një supermarketi i mbulur me çadra teksa dyqani vazhdonte të qëndronte hapur për biznes.

18:59
Kriza politike në Bjellorusi/ Mike Pompeo mbështet iniciativën e Ramës për të lehtësuar dialogun mes palëve

Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo ka mbështetur iniciativën e kryeministrit Edi Rama për të takuar palët politike në Bjellorusi për sa i përket konflikti të zhvilluar javët e fundit.

18:55
36-vjeçarja ndërroi jetë nga mjekimi jo i duhur, vihet nën hetim mjeku i urgjencës në Shijak

Shijak- Një mjek  është vënë nën hetim në gjendje të lirë në Shijak për shkak se akuzohet për “Mjekim të pakujdesshëm” ndaj një pacienti.

18:53
Ndiheshin të turpëruar pasi i dashuri i tyre humbi jetën nga COVIDI/ Vetëvriten nëna dhe dy fëmijët

India është kthyer në një nga vatrat më të mëdha të koronavirusit në botë. Për këtë arsye, vdekjet në këtë vend si pasojë e sëmundjes janë të shumta.

18:40
Fotografi udhëton në cepat më të largët të botës për pamjet e mahnitshme të botës së egër

48 vjeçari Andrey Gudkov thotë se është përballur me baltën, të nxehtin përvëlues, malarien dhe erërat tropikale për të kapur fotot e tij.

18:36
Shfaqen në det serish piratët somalezë, kjo është preja e tyre e radhës

Piratët somalezë rrëmbyen një anije me flamur të Panamasë, i pari rrëmbim i suksesshëm që nga viti 2017, thanë zyrtarët rajonalë të enjten.

18:30
Ç’po ndodh me Ibran?! “Harron” bashkëshorten 11 vite më të madhe dhe ia merr mendjen gazetarja seksi

Diletta Leotta ka marrë vëmendjen e të gjitha mediave rozë përtej Adriatikut, pasi kohët e fundit është përfolur për fillimin e një historie dashurie me gjigantin suedez Zlatan Ibrahimovic.

18:24
SHBA, gjyqtari hedh poshtë kërkesën e Presidentit Trump për mosdorëzimin e taksave

Në Shtetet e Bashkuara, një gjykatës hodhi poshtë çështjen gjyqësore të ngritur nga Presidenti Donald Trump për të bllokuar zbatimin e kërkesës së një jurie të madhe që presidenti të dorëzojë të dhënat e taksave personale dhe të biznesit të tij për tetë vitet e fundit.

18:15
Gjermania e bën të detyrueshme shëtitjen e qenve

Të shkosh në shëtitje me një qen dy herë në javë për një orë mund të bëhet i detyrueshëm me ligj nga viti i ardhshëm në Gjermani.

18:12
Covid-19 i merr jetën artistit nga Shkodra

Covid-19 i ka marrë jetët një tjetër personi të njohur. Bëhet fjalë për artistin shkodran Enrik Çefa i cili ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-it.

18:09
FOTO/ Gruaja çudit rrjetin! Blen rroba për 1 dollarë dhe i transformon në veshje plot stil…

Të veshurit bukur jo domosdoshmërish kërkon shumë para. Shembulli për këtë është Jillian Owens, e cila prej vitesh blen rroba të përdorura dhe i ristilon sipas dëshirës së saj.

17:57
Bardhi akuza Ramës: Lukashenko nuk ka vetëm në Minsk, dosja 339 zbulon skemën e blerjes së pushtetit

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi me anë të një reagimi për mediat, ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama duke thënë se “Lukashenko nuk ka vetëm në Minsk”, duke risjellë në vëmendje dosjen 339.

17:52
Ambasada e SHBA mirëpret inkurajimin e përfaqësimit të pakicave në FSK dhe polici

Ambasada amerikane në Kosovë ka përshëndetur përpjekjet për të inkurajuar përfaqësimin e pakicave në Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe në Policinë e Kosovës.

17:48
​Angelina Jolie braktis Brad Pitt përgjithmonë

Prej kohësh është shkruar për mënyrën sesi Angelina Jolie dëshiron të shkëputet me Hollywoodin, por tani ky vendim duket përfundimtar dhe ajo po përgatitet të ndërmarrë hapin e parë për të lënë të kaluarën e saj pas.

17:45
29 raste të reja në Gjilan, priten testet edhe për 26 pacientë

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, në takimin e sotëm të Komitetit të Emergjencave, ka kërkuar angazhim maksimal të të gjitha institucioneve në monitorimin e gjendjes pasi 29 raste të reja që e çojnë në 199 numrin total të rasteve aktive, janë një thirrje për kujdes më të shtuar.

17:31
Momente paniku/ Makina zë poshtë gruan, kalimtarët bashkojnë forcat dhe e shpëtojnë (FOTO)

Një grua në Manhattan të SHBA-ve është përplasur nga një makinë dhe si pasojë ka përfunduar për disa momente poshtë saj.

17:24
Kim Jong-un i kalon të tjera pushtete të motrës prej “stresit”, sipas inteligjencës

Një agjenci inteligjence tha së fundmi se udhëheqësi autoritar i Koresë së Veriut, Kim Jong-un ka kaluar të tjera pushtete në dorë të motrës së tij, sepse është i stresuar.

17:22
Ekskluzive/ Kriza politike në Bjellorusi, Rama telefonatë me Lavrov: Putin mbështet ndërhyrjen e OSBE-së

Teksa situata politike në Bjellorusi vijon të jetë e tensionuar Kryeministri, Edi Rama ka zhvilluar së fundmi në cilësinë e kreut të OSBE-së, një bisedë telefonike rreth 30 minuta me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov.

17:22
Gratë e thjeshta që “fshihen” pas 10 njerëzve më të pasur në botë (FOTO)

Të jesh shumë i pasur, jo domosdoshmërish do të kesh në krahë një partner/e që shpenzon shumë para në luks dhe gjëra të padobishme.

17:20
Dhunë në familje e kundërshtim të policisë, arrestohen tre persona në Tiranë

Tiranë- Tre persona kanë përfunduar në prangat e policisë së Tiranës.

17:05
FOTO/ Pamjet që po bëjnë xhiron e botës, diplomati kinez shkel me këmbë njerëzit

Përdoruesit në rrjete sociale kanë shprehur të gjithë indinjatën e tyre, pas një fotoje ku shihet ambasadori Kinez duke ecur mbi kurrizin e njerëzve në ishullin Paqësor, Kribati.

17:00
​Rumania blen sistemin e parë amerikan të mbrojtjes ajrore Patriot

Elementet kryesore të njësisë së parë të sistemit të raketave të mbrojtjes ajrore me rreze të gjatë Patriot, iu dorëzuan ushtrisë rumune nga Shtetet e Bashkuara.

16:59
Infantino në detyrë pavarësisht hetimeve

Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA), Gianni Infantino, mund të mbetet në detyrë ndërsa ai është nën hetime në Zvicër.

16:46
FOTO + VIDEO/ Momente dramatike! Po debatonte me të dashurin, modelja i vendos flakën vetes dhe…

Një modele braziliane, është përfshirë nga flakët pas një debati që kishte me të dashurin. Si pasojë e incidentit, Katiuscia Silva Mota, 31 vjeçe, pësoi djegie në pjesën më të madhe të trupit.

16:46
Aktori i njohur fton të rinjtë të mos marrin pjesë në festa: Mos e vrisni nënën time

Aktori i njohur amerikan, Ryan Reynolds, ka drejtuar një mesazh publik për të inkurajuar të rinjtë që të heqin dorë nga festat dhe grumbullimet, në mënyrë që të mbrojnë shëndetin e tyre dhe njerëzve që i rrethojnë.

16:40
Koleksionisti britanik dhe i dashuri financier ekzekutohen në shtëpinë e tyre në Maltë gjatë grabitjes

Një koleksionist britanik arti dhe partneri i tij financier janë gjetur dje të vrarë me armë në shtëpinë e tyre në Maltë.

16:33
‘Pse nuk ka shkuar në Minsk’, Rama: OSBE nuk shkon për selfie në protestë, kemi pasur komunikime me BE

Kryeministri Edi Rama me anë të një reagimi në Twitter i është përgjigjur zërave kundër të politikës së pse nuk ka shkuar në Minsk.

16:28
Voskopoja mbledh boksierët/ Kombëtarja shqiptare e boksit 10 ditë stërvitje

Kombëtarja shqiptare e boksit është duke zhvilluar fazën e dytë përgatitore në Voskopojë, ku do të qëndrojë për dhjetë ditë.

16:19
Sondazh për fillimin e vitit shkollor/ 87% e pjesëmarrësve kërkojnë që procesi mësimor të zhvillohet në shkolla

Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar (ASCAP) ka publikuar të dhënat e një sondazhi mbi mënyrën se si prindërit, nxënësit dhe mësuesit dëshirojnë/kërkojnë të fillojë viti shkollor 2020-2021.

16:16
Sërish shifra të larta infektimesh, humbin jetën 4 pacientë me Covid-19 gjatë 24-orëve të fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar 4 viktima të tjera për shkak të Covid-19.

16:00
Toksina në çaj/ Putin merr me humor helmimin e opozitarit Alexei Navalny, Kremlin i uron “shërim të shpejtë” (foto)

Kremlini tha sot se i uron shërim të shpejtë kryeopozitarit Alexei Navalny teksa doktorët po punojnë për të shpëtuar jetën e tij pas pretendimeve se është helmuar me toksina në çaj.

15:58
Dy të vdekur nga COVID-19 në Malishevë

Në 24 orët e fundit në Komunën e Malishevës me COVID-19 janë konfirmuar dy raste të reja, dy pacientë janë shëruar, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur dy persona.

15:49
Gjobë për kafshët dhe ndotësit/ Bashkia e Gjirokastrës vendos sanksione për qentë, bagëtitë dhe ndotësit e ambientit

Në Gjirokastër këshilli bashkiak i dha rrugë për herë të parë një pakete masash administrative që shkojnë këtë herë për pronarët e kafshëve shtëpiake për ndotësit e mjedisit dhe për shkaktarët e dëmeve publike të të gjitha llojeve.

15:44
Shtyhet takimi për “dialogun”/ Prishtinë, partitë duhet të koordinojnë për vizitën në Washington më 2 shtator

Delegacioni kosovar do të niset drejt Washington-it më 2 shtator duke synuar nënshkrimin e marrëveshjes finale me Serbinë.

15:28
118 raste të reja me COVID-19 dhe 3 viktima në Maqedoninë Veriore

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë Veriore janë kryer 1 653 teste dhe prej tyre 118 kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

15:27
Fatura e rëndë për emigrantët/ Çmimet e biletave u rritën, u shtua edhe kostoja e testit të Covid

Vende të ndryshme, po aplikojnë rregulla të ndryshme për udhëtarët. Së fundi Greqia kërkon nga shtetasit shqiptarë ta kryejnë tamponin në vendin e tyre.

15:24
​Kosovë/ 13 të vdekur dhe 158 raste të reja me Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 471 mostra të marra nga ShSKUK, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren dhe laboratoret private, prej të cilëve rezultojnë 158 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

15:23
Asnjë gjobë për thyerje karantine/ Tiranë, qytetarët dëshmojnë se kanë parë të sëmurë që dalin në rrugë

Në Tiranë ndodhet më shumë se gjysma e personave të prekur me koronavirus.

15:20
Mbytet në Velipojë 17-vjeçarja/ Arrestohet 25-vjeçari që drejtonte mjetin lundrues

Një histori e nisur në rrjetet sociale e më pas që përfundoi në tragjedi është ajo e dy të rinjve, njëri nga Postrriba e Shkodrës dhe 17-vjeçares me banim në Bathore, e cila gjeti vdekjen në plazhin e Velipojës.

15:13
Nis dhurimi i gjakut antiCovid/ Regjistrohen 6 dhuruesit e parë, plazma do përdoret si ilaç

Në të dy spitalet Covid vijon beteja për të shpëtuar jetën e të prekurve nga Covid19. Krahas medikamenteve dhe intubimit mjekët apelojnë për dhurim gjaku nga ata të cilët janë shëruar prej Covid-19.

15:08
Ujë i helmuar, banorët 600 milionë dollarë dëmshpërblim

Shteti amerikan i Michigan-it pranoi t’i paguajë një dëmshpërblim prej 600 milionë dollarësh banorëve të prekur nga krizë e ujit të helmuar me plumb në qytetin e Flintit.

15:02
Shkup, koronavirusi/ Vaksina do të shpërndahet falas

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe njoftoi se vaksina e koronavirusit do të shpërndahet falas për popullatën.

14:58
390 efektivë, 6 radarë dhe 4 dronë/ Policia në aksion për të parandaluar aksidentet, ndëshkohen disa shoferë

Gjatë 48 orëve të fundit janë angazhuar 390 punonjës të Policisë Rrugore, katër dronë, 6 radarë dhe 28 patrulla me punonjës policie civilë për monitorimin e qarkullimit në të gjithë vendin për parandalimin e aksidenteve rrugore.

14:45
Rajoni policor grek në alarm! Shqiptari del me koronavirus, karantinohen 6 policë dhe gjithë të ndaluarit e tjerë

Një rajon policie në Greqi është vënë në alarm, pasi një shqiptar ka rezultuar me Covid-19.

14:37
Organizonin ceremoni familjare/ Kohë pandemie, gjobiten me nga një milion lekë 2 pronarë në Krujë

Dy pronarë subjektesh janë ndëshkuar me masë administrative në Krujë, madje njërit prej tyre i është mbyllur edhe aktiviteti, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet në mënyrë të përsëritur kundër Aktit Normativ, teksa vijojnë kontrollet nga policia për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

14:31
Studim i ri: Rreth 75% e pacientëve i ndiejnë efektet e virusit COVID-19 muaj më vonë

Sipas një studimi të ri në Mbretërinë e Bashkuar, pothuajse tre të katërtat e pacientëve kanë raportuar simptoma të koronavirusit të ri (COVID-19) tre muaj pas shërimit.

14:30
“The New York Times” shkruan për koleksionin e Lirika Matoshit, tregon edhe historinë e saj gjatë vuajtjes në kohën e luftës në Kosovë

Suksesi i vajzave shqiptare jashtë vendit nuk ka të ndalur. Së fundmi fokusi bie mbi stilisten e njohur shqiptare, Lirika Matoshi, e cila jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

14:14
Qeveria e re e Maqedonisë Veriore me 19 ministri, 7 më pak se e para

Qeveria e re e udhëhequr nga lideri i LSDM-së, Zoran Zaev do të ketë 19 ministra, në vend të 26 sa janë tani.

14:11
Në luftë me Covid-19/ Vazhdon të rritet bilanci i viktimave në Brazil, Indi dhe Meksikë

Për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), në 24 orët e fundit në Brazil janë shënuar 1.212 vdekje, në Indi 977 ndërsa në Meksikë 707.

14:03
Shantazh për para! Futi copa të mprehta metali në kavanozat me ushqim bebesh, arrestohet 45-vjeçari

Futi copa të mprehta metali në kavanozat e ushqimit të bebeve që të çahen dhe pastaj u përpoq të shantazhonte rrjetin e supermarketeve Tesco që i shesin ato.

13:52
A përhapet më lehtë koronavirusi nga ajri i thatë?

Një grup studiuesish në Lajpcig dhe në Indi kanë dalë në përfundimin se lagështia e ajrit influencon në përhapjen e koronavirusit.

13:49
“Shpërthen” Gjermania/ Shifra më e lartë e rasteve që nga prilli

Gjermania njoftoi se brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 1,707 raste të reja me koronavirus, shifra më e lartë kjo që prej muajit prill.

13:49
Studimi që tregon se si ta kuptoni se iu ka humbur shija si pasojë e Covid-19

Humbja e aftësisë për të nuhatur që mund të shoqërojë koronavirusin është unike dhe e ndryshme nga ajo që përjetohet nga dikush është thjesht i ftohur ose i prekur nga gripi i zakonshëm.

13:44
Sukses në Kinë/ Asnjë vdekje me koronavirus në katër muajt e fundit

Zyrtarët kinezë të shëndetit publik kanë thënë se asnjë pacient i shtruar në spital me Covid-19 nuk ka ndërruar jetë në “gati katër muaj”.

13:38
“Si do çlirohen këta persona nga virusi?”/ Eksperti i drejtohet ministrisë, ngre një problematikë të Covid-19

Përmes një postimi në Facebook, eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho ka trajtuar një çështje problematike sa i takon pandemisë Covid-19 në vendin tonë.

13:29
S’lejohen udhëtimet për turizëm/ Fluturimet Shqipëri – Itali (dhe anasjelltas), ambasada jep njoftimin e rëndësishëm

Në një njoftim zyrtar nga Ambasada Italiane bëhet me dije se udhëtimet Shqipëri – Itali (dhe anasjelltas) lejohen vetëm për arsye të përcaktuara, si: arsye pune, shëndetësore apo studimi, urgjence absolute, kthim në banesë apo vendbanim.

13:25
Rastet kur rrezikohet më së shumti përhapja e COVID-19 në plazh

Shëndeti ynë është i rrezikuar nga COVID-19 nëse nuk respektohen masat e rekomanduara nga ekspertët.

13:21
Koronavirusi, trajtimi me plazmë/ Kreu i Urgjencës dhuron gjak: Të ndihmojmë të shtruarit në spital

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka dhuruar gjak, një veprim ky që vjen një ditë pas apelit të bërë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, për dhurimin e gjakut, pas nisjes së trajtimit të terapisë së re me plazmë kundër koronavirusit.

13:21
Kosovë/ Qirinj për të nderuar mjekët e infermierët që vdiqën nga COVID-19

Sonte në ora 21:00 Oda e Profesionistëve Shëndetësor do të ndezë qirinjtë për t’i nderuar profesionistët shëndetësorë që vdiqën shkak i infektimit me COVID-19.

13:17
​Apple prodhoi iPod-in spiun për Qeverinë e SHBA-së

Vetëm kur mendojmë se asgjë nuk mund të na befasojë më, një histori spiune e denjë për James Bond arrin nga SHBA.

13:14
Mjeku reanimator ia del/ Mposht koronavirusin pas 20 ditësh në terapi intensive

Ka mundur të fitojë në përballjen me pandeminë Covid-19, mjeku i njohur anestezit-reanimator në spitalin “Shefqet Ndroqi”, Alban Hatibi.

13:03
Covid-19, trajtimi me plazmë/ Bota po i rikthehet kësaj metode të vjetër, ç’duhet të dini

Mjekët në mbarë botën janë rikthyer te një mënyrë e vjetër e trajtimit të infeksioneve.

12:56
“Vaksina e detyrueshme”, mes aktivistëve globalë “plas lufta”!

Me një koment të vetëm, thotë CNN, kryeministri Australian Scott Morrison arriti ta kthente një histori pozitive koronavirusi, sigurimin e vaksinës, në makthin e ri të pandemisë: luftën kundër vaksinave.

12:50
Vjedhje dhe drogë/ OFL-ja “zbarkon” në Korçë, këta janë 4 të piketuarit e radhës

Në vijim të Operacionit Forca e Ligjit u janë nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, katër shtetasve.

12:47
Tensionet greko-turke/ Erdogan: Do ta sprapsim këtë “Sevre” të re

Ashtu sikurse hodhi poshtë Traktatin e Sevres të vitit 1920, që synonte ta mbyllte e ta zmbrapste kombin turk, Turqia do të bëjë të njëjtën gjë kundër përpjekjeve për ta kufizuar atë nga burimet e energjisë pranë brigjeve të saj.

12:27
Tirana fiton në Gjeorgji/ Kthehen bardheblutë pas ndeshjes që i kaloi në raundin tjetër të Champions

Tirana ia del mbanë të eliminojë Dinamon e Tbilisit duke e mundur në Gjeorgji me rezultatin 2-0.

12:20
Rihapja e shkollave, Duma: Qeveria ngelëse, s’ka asnjë plan për sigurinë e shëndetit të fëmijëve

Në një deklaratë për mediat, Grida Duma e Partisë Demokratike foli sa i takon çështjes së rihapjes së shkollave, duke u shprehur se qeveria është e papërgatitur dhe ngelëse, si dhe nuk ka asnjë plan për sigurinë e shëndetit të fëmijëve dhe arsim cilësor në kushtet e pandemisë.

12:13
“Shmangni pushimet jashtë vendit”/ Koronavirusi, Hungaria do të ashpërsojë masat

Hungaria është duke këshilluar qytetarët e saj që të shmangin pushimet jashtë shtetit nga fillimi i muajit të ardhshëm dhe është duke planifikuar të ashpërsojë masat e kufizimit për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus në Evropë, deklaroi Gergely Gulyas, shefi i stafit të kryeministrit hungarez, Viktor Orban.

12:06
“E vrava gabimisht shokun e ngushtë”/ Stjuart Smakaj duke qarë në gjyq, gjykata e lë në burg

Gjykata e Shkodrës ka lënë në arrest me burg Stjuart Smakajn, i riu që vrau me armë zjarri shokun e tij të ngushtë, Gledis Krajën, teksa ky i fundit kishte shkuar ta ndihmonte, pasi Stjuarti ishte përfshirë në një sherr me mobilierin për parkingun e kamionit.

11:59
Covid-19, studimi i ri: Fëmijët, ngarkesë më të madhe virale sesa të rriturit në terapi intensive!

A e përhapin apo jo fëmijët koronavirusin?

11:44
Drogë në zonën e Alliasit/ Arrestohen 3 persona, procedohet një grua dhe një tjetër shpallet në kërkim

Tre persona janë vënë në pranga, një është shpallur në kërkim si dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë, pasi shpërndanin heroinë në zonën e Alliasit në Tiranë

11:32
Luftë e humbur me virusin/ Ndërron jetë ish-kreu i AKU-së, ishte shtruar prej disa ditësh te Spitali “Shefqet Ndroqi”

Pandemia Covid-19 vijon të rrisë bilancin e viktimave në vendin tonë.

11:25
Ministrja Shahini: Mbështetje me libra shkollorë shqip për shqiptarët në Serbi

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini ka vijuar me publikimin e disa prej punëve të realizuara deri më tani përgjatë vitit 2020-të.

11:14
Ndihmë Shqipërisë/ Ambasada e SHBA-së: Covid-19, sigurojmë transport për 12 ekipe gjurmuese

Ambasada Amerikane në Tiranë njofton se SHBA po siguron transport për 12 ekipe gjurmuese në Shqipëri, të cilët do të mbështesin strategjinë e Ministria e Shëndetësisë për të përshkallëzuar testimet për COVID-19, gjurmimin e kontakteve dhe mbikëqyrjen e sëmundjes.

11:03
“S’mbaj mend çfarë ndodhi”/ Mbytja e 17-vjeçares në Velipojë, arrestohet 25- vjeçari: Dolëm me skaf në det, vajza rrëshqiti…

Është vënë në pranga një 25-vjeçar për ngjarjen e ndodhur në Velipojë, ku humbi jetën si pasojë e mbytjes në det, prej një aksidenti me motor uji, 17-vjeçarja Enisa Doda nga Burreli, por banuese ne Bathore.

10:52
SHBA-ja dhe Brazili, qendra të përhapjes së koronavirusit

Numri i rasteve të reja me koronavirus vazhdon të rritet për dhjetëra mijëra në Shtetet e Bashkuara dhe Brazil – shtete në të cilat numri i viktimave në baza ditore është mbi 1,000 – ndërkohë që vendet më të vogla tentojnë të parandalojnë shpërthime të reja.

10:50
Rikthehet BlackBerry/ Smartphone-i vjen me android e 5G

Një markë e mirë, është vështirë të vritet, dhe ndonëse telefonat inteligjentë BlackBerry ishin deklaruar “të vdekur” pasi kompania u shkëput nga partnerja e saj, TCL në fillim të vitit, ata do të rikthehen madje edhe më të mirë se përpara, me aftësi 5G, nivel më të lartë sigurisë dhe tastierë fizike.

10:32
Vaksina antiCovid, një tjetër shtet njofton gjetjen e saj

Kuba lajmëron nisjen gjatë javës që vjen të testeve klinike, sa i takon vaksinës që pretendon se ka zbuluar kundër koronavirusit.

10:28
Deputeti Enver Roshi shërohet nga koronavirusi/ U dërgua për mjekim edhe në Turqi, pati komplikacione

Ka mundur të fitojë luftën me Covid-19, deputeti i opozitës parlamentare dhe njëherësh kreu i komisionit të Shëndetësisë, Enver Roshi.

10:19
Pllaka parafine në gomën e përparme/ Tentohet t’i vihet flaka makinës së konsullatës shqiptare në Selanik

Një përpjekje për të djegur makinën e konsullatës shqiptare ka ndodhur disa orë më parë.

10:13
Deri në 31 gusht, Greqia ndalon fluturimet për shtetasit nga vendet jashtë BE-së

Qeveria e Greqisë zgjat ndalimin e fluturimeve për shtetasit jashtë Bashkimit Evropian, deri më 31 gusht.

10:08
Shkup/ LSDM dhe BDI caktojnë emrat e ministrave të qeverisë së re

Lidhja Social Demokrate dhe Bashkimi Demokratik për Integrim, në takime të ndara në Shkup dhe Tetovë vendosën të mërkurën në mbrëmje për emrat e kandidatëve për ministra të kabinetit qeveritar.

10:04
Shtohen frikshëm të infektuarit me koronavirus në Francë dhe Spanjë

Rritja e frikshme e rasteve të reja me koronavirus në shumë vende të Bashkimit Evropian, rrit ankthin dhe pasigurinë se vjeshta do të godasë më rëndë vendet e unionit.

10:01
Bilanc tronditës, India raporton 70 mijë raste të reja me koronavirus

Vijon të përhapet me shpejtësi marramendëse koronavirusi në Indi.

09:45
E rëndë në Portugali, vdes nga koronavirusi foshnja 4-muajshe

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Portugali. Mediat e huaja shkruajnë se një foshnje 4-muajshe ka ndërruar jetë nga koronavirusi.

09:31
Tentuan ta rrëmbejnë dhe më pas e qëlluan me armë, zbardhet ngjarja e Patosit

Policia e Fierit ka arritur të zbardhë ngjarjen e 17 gushtit në qytetin e Patosit ku mbeti i plagosur me armë zjarri 31-vjeçari K.S.

09:29
Obama dhe Trump “copëtojnë” njëri-tjetrin: I paaftë dhe idiot

Barack Obama e akuzoi Donald Trump se e ka parë presidencën amerikane si një “tjetër show televiziv”. Në një fjalim plot tone të ashpra të mbajtur në natën e tretë të konventës demokrate, ish kreu i Shtëpisë së Bardhë u përpoq të tregonte se pasardhësi i tij nuk arriti ta bënte mirë punën e vet për shkak të dembelizmit e paaftësisë!

09:23
Tranportonin emigrantë të paligjshëm, një i arrestuar dhe një në kërkim në Korçë

Policia e Korçës ka goditur një tjetër tentativë për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit.

09:21
Themelimi i shtetit hungarez, Ruçi mesazh urimi homologut Kover

Kreu i Parlamentit, Gramoz Ruçi i ka dërguar një letër urimi homologut hungarez, Laszlo Kover me rastin e ditës së themelimit të shtetit të Hungarisë.