CNN: Nëse Biden fiton Arizonan dhe Nevadan, ai fiton zgjedhjet

04/11/2020 23:26

Nëse i nominuari demokrat për president Joe Biden vazhdon kryesimin e tij në Nevada dhe Arizona, ai do të sigurojë 270 votat elektorale të nevojshme për të marrë presidencën, tha John King i CNN-it këtë pasdite.

Shteti ka akoma më shumë se 600,000 fletëvotime të mbetura për t’u numëruar, zyrtarët i thonë CNN.

Midis 615,000 dhe 635,000 fletëvotime, ndoshta më shumë, kanë mbetur të numërohen në Arizona, sipas zyrtarëve.

Biden aktualisht kryeson ndaj Trump me rreth 93,000 vota në të gjithë vendin, 51% në 47.6%, sipas numërimit të fundit të CNN.

Top Channel