Autobuzët francezë heqin posterat e Borat/ Zemërohen muslimanët për aktorin e zhveshur me unazën ku shkruhet ‘Allah’

04/11/2020 19:52

Një poster i filmit të fundit të “Borat” i vendosur në autobuzët e Parisit ka shkaktuar zemërim mes muslimanëve francezë pasi aktori britanik i parodisë Sacha Baron Cohen, është thuajse i zhveshur dhe mban në gisht një unazë me mbishkrimin ‘Allah’ në arabisht.

Vendasit e zemëruar kanë apeluar me rrjetet sociale duke akuzuar autoritetet për ofendim ndaj fesë islame.

Rrjeti i transportit të Parisit RATP refuzoi të hiqte posterat, ndërsa dega e tij TICE e cila operon në zonat me shumicë muslimane, nuk e kanë më reklamën.

Posteri që është ende në shumë autobuzë të Parisit tregon aktorin britanik Baron Cohen me një unazë të artë me mbishkrimin ‘Allah’ dhe duke veshur vetëm një maskë fytyrë për të mbuluar organet private, siç bën dhe personazhi i tij Borat në filmin e fundit.

Zemërimi i fundit vjen në një kohë tensionesh në Francë mes shtetit dhe muslimanëve pas komenteve presidentit Emmanuel Macron në mbrojtje të karikaturave të profetit musliman Muhamed.

Shoferët e autobuzëve në Paris, shumë prej të cilëve janë muslimanë i kanë apeluar autoritetit të transportit për heqjen e posterit.
Një prej tyre, i quajtur Django M, kishte kërcënuar se do ta gërvishte posterin, duke shtuar se nuk e besonte sesi imazhi ishte lejuar të zbukuronte autobuzët e Parisit.

I kontestuar edhe më parë për skeçet e tij ekstreme, krijuesi i Borat, Baron Cohen ka zemëruar shumë në Kazakstan, vendi me shumicë muslimane, nga ai ka vendosur se vjen personazhi i tij.

Aktori britaniko-hebre portetizon Borat Sagdiyev, një prezantues televiziv tepër naiv nga Kazakistani, që përshkruan vendin e tij si një krahinë e izoluar e varfër dhe e prapambetur në ish-epokën sovjetike.

Organizata Amerikne Kazake ka akuzuar filmat e Borat për promovimit të ‘racizmit, përvetësimeve kulturore dhe ksenofobisë’.

Por në të njëjtën kohë vendi është përpjekur të përfitojë nga fama që kanë sjellë filmat dhe personazhi, duke shfrytëzuar imazhin e tij në fushatat e promovimit të turizmit.

FOTO GALERI
1/3
Aktori britanik portetizon Borat Sagdiyev, një prezantues televiziv tepër naiv nga Kazakistani

Top Channel