Të gjithë vëmendjen në ‘Për’Puthen’, këtë të mërkurë, e mori hyrja e Sindi Locit. 22-vjeçarja nga Tirana, e cila ka zhvilluar studimet për violinë në Bukuresht, deklaroi në studio se nuk ka pasur asnjë marrëdhënie me meshkujt, e çdo ndjenjë pritet ta provojë për herë të parë në studio.

Deklarata e bërë shkaktoi shumë reagime, djemtë e vlerësuan shumë këtë zgjedhje të bukuroshes, ndërsa vajzat thanë se “virgjëria” nuk është përcaktuese për femrën. Ajo zhvilloi një takim të improvizuar në studio me Elvisin, ku të gjithë vëmendjen e mori djali. Ai u tregua tepër elokuent në të folur dhe bisedën e orientoi në tematika tepër interesante, gjë që tërhoqi vëmendjen e vetë Sindit por edhe të konkurrentëve të tjerë.

Megjithatë, përtej këtij fakti, zgjedhja e Sindit për një takim jashtë studios ishte një tjetër mashkull. Ajo tha se do të dëshironte të dilte me Andin, për ta njohur akoma më shumë djalin. Kujtojmë që 24-vjeçari kishte disa kohë që nuk dilte në takime. Takimi i fundit për të ishte me Shqipe Hysenaj, vajzën që u përjashtua nga emisioni për shkak të sjelljeve homofobe të treguara. Pas largimit të bukuroshes, ai qëndroi disi në hije. Presim dhe të shohim si do të reagoi Andi në këtë takim, me një vajzë që marrëdhëniet me meshkujt i ka pasur të pakta…

Top Channel