Ekspertët: Gjykata e Lartë mund të mos ketë fjalën e fundit në zgjedhjet e SHBA

05/11/2020 04:59

Ndërsa Presidenti Donald Trump synon që Gjykata e Lartë e SHBA-së të ndërhyjë në garën presidenciale, e cila është ende e paparashikueshme, ajo mund të mos jetë arbitri përfundimtar në këto zgjedhje, thonë ekspertët ligjorë.

Ata thanë se pak gjasa ka që gjykatat të pranonin një kërkesë të Presidentit Trump për të ndalur numërimin e fletëve të votimit që kanë arritur para ose në ditën e zgjedhjeve, apo që ndonjë mosmarrëveshje që mund të shqyrtojnë gjykatat të mund të ndryshonte trajektoren e garës në shtete të tilla si Miçigani dhe Pensilvania.

Aktualisht kandidati demokrat Joe Biden kryeson me 253 vota elektorale kundrejt Trump me 213 vota elektorale. Trump së fundmi ka hedhur akuza ndaj procesit të numërimit të votave.

Top Channel