Trump: Rinumërim në Wisconsin, diferenca është me 20 mijë vota, kryeson Biden

05/11/2020 00:36

Kryetari i i ekipit elektoral të Presidentit Donald Trump deklaroi se do të kërkojë rinumërim votash në Wisconsin. “Presidenti është brenda kufirit të lejueshëm për të kërkuar rinumërimin dhe do ta bëjmë këtë menjëherë. Ka patur njoftime për parregullsi në disa zona të shtetit që ngrejnë dyshime serioze për vlefshmërinë e votave”, tha zëdhënësi Bill Stepien.

Trump nuk ngurroi t`i shprehte më herët dyshimet e tij, të cilat i ka shfaqur në fakt prej kohësh përsa i takon votave të hedhura më postë, të cilat këtë radhë janë shtuar ndjeshëm për shkak të pandemisë së koronavirusit. “ Ne jemi të fortë, por ata po përpiqen të vjedhin zgjedhjet. Nuk do t`i lejojmë kurrë që ta bëjnë.

Votat nuk mund të hidhen pas mbylljes së qendrave të votimit”, shkroi ai, por Twitter thuajse menjëherë ia fshehu postimin. Një veprim të ngjashëm mori edhe me një postim tjetër ku presidenti thoshte se kundërshtarët “janë duke bërë përpjekje t’i vjedhin votat”. Fshehja e mesazheve i kufizon mundësitë e përdoruesve për të pëlqyer postimet ose për t’u përgjigjur në to.

BBC ngre pyetjen sesa shumë tani në lojë, me tepër sesa poltrona e presidentit ne SHBA, është vetë demokracia e këtij vendi. Në Gjeorgji, partitë opozitarë deklaruan këtë fundjavë se zgjedhjet parlamentare ishin manipuluar. Javën që shkoi, u kontestuan po kështu votimet në Tanzani, duke nxitur protesta dhe një shtypje të figurave opozitare. Legjitimiteti i presidencialeve në Bjellorusi ende kundërshtohet ne rrugët e Minskut.

Shtetet e Bashkuara konsiderohen nga shumë njerëz si demokracia më e vjetër në botë, por nëse edhe këtu vihet në pikëpyetje legjitimiteti i sistemit elektoral, atëherë thotë gjigandi mediatik anglez, kjo i shton dyshimet në të gjithë botën.

Top Channel