Në studion e emisionit “Open”, po flitet mbi zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Deri më tani, kandidati demokrat Joe Biden, është në një epërsi të lehtë ndaj presidentit aktual Donald Trump.

E ftuar në studio është ish-deputetja Grida Duma, e cila analizoi të dy kandidatët.

“Ne përpiqemi të bëjmë një lloj diagnoze që është për së jashtmi. Është një lloj surprize pjesëmarrja e madhe në zgjedhje. Biden tani del i pari në marrjen e votës popullore, më shumë se Obama, përbën lajm. Nëse e krahasojmë atë me Obamën dhe Kliton, që janë më të fortë. Kjo përbën lajm dhe duhet vështruar me një këndvështrim më të thellë. Gjurma që do të le Trump në historinë e Amerikës, nuk është ajo që ne do të themi në këtë moment. Nuk është referendare është pjesëmarrje e madhe dhe janë aty aty në garën e vet. Polarizimi që kanë në zgjedhje nuk është çështje fushate. Trumpi arriti që këtë fushatë ta kthej ideologjike. Patëm këtu diferencime raciale. Është e parecedetnë mënyra që është sjellë me disa organizata ndërkombëtare. Kjo ndasi nuk ka të bëjë me figurën e Trump-it që është e veçantë. Kishte ardhur një moment që paqja të zhvendosej tek tregtia. Në këtë moment për mua është një shenjë shumë e mirë, madhështi, që ndryshimi po troket në koshiencën e popullsisë amerikane. Është një referendum sa i përket reagimit”, tha Duma.

Top Channel