Zgjedhjet në SHBA/ Tare në ” Open”: E trishtueshme ta shohësh këtë skenë në Amerikë

04/11/2020 21:27

Në emisionin “Open” në Top Channel, tema kryesore e sotme janë zgjedhjet në Amerikë.

Në lidhje me këtë temë ka folur edhe analisti Auron Tare.

Tare u shpreh se është e trishtueshme të shohësh këtë skenë në SHBA.

“Është pa e trishtueshme që të shohësh këtë skenë në Amerikë që në shqiptarët e shohin si një vend që ka demokraci dhe nuk ka probleme.

Sa keq do të ndihet ambasadorja amerikane për t‘i folur partive shqiptare për akuzat e ndërsjellta, kur vetë dy kandidatët kryesorë për president akuzojnë njëri tjetrin për abuzime me votën.

në mendoj se duhet të shohim vendet skandinave, pasi mbyllet votimi shkojnë e pijnë një birrë sëbashku.”

Top Channel