Grida Duma në Open: Trump rriti ekonominë dhe uli papunësinë në Amerikë

04/11/2020 23:52

Në Open në Top Channel vazhdon debati mes panelistëve. Në pjesën e tretë u fol për profilin e Donald Trump.

E ftuar në emision, ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma tha se Trump ndikoi në zhvillimin e ekonomisë amerikane.

“Trump e rriti më tej ekonominë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gjithashtu dhe numri i papunësisë është ulur. Deri para pandemisë këto janë dy të thëna të rëndësishme të cilat nuk mund të mohohen”- tha Duma.

Çfarë do të ndodhë nëse Trump merr mandatin e dytë?- e pyeti Eni Vasili.

“Besoj se do të vazhdonte të zhvillohej akoma më tej ekonomia e Amerikës. Trump është unik në llojin e vet. Ai është lider global dhe ka frymëzuar shumë persona”- tha Duma.

Top Channel