Grida Duma me një qasje ndryshe nga Spiropali: Votuesit e tij nuk kanë turp, ata janë krenarë…

04/11/2020 22:28

Në studion e emisionit “Open”, po flitet mbi zgjedhjet në Amerikë.

Kandidati demokrat Joe Biden, është në një epërsi të lehtë ndaj presidentit aktual Donald Trump. Të ftuar në studio për të folur për këto zhvillime, janë ministrja Elisa Spiropali dhe ish-deputetja Grida Duma. Spiropali tha se votuesit e Trump-it kanë “turp” të deklarojnë votën.

Por një gjë të tillë nuk mendon Duma, e cila theksoi se rezultati i votave mes dy kandidatëve është tepër i ngushtë dhe për më tepër, republikanët e kanë për krenari që mbështesin Donald Trump.

“Nuk ka asnjë militant të Trump-it që ka sikletin që është trump-ist. Po flasim për këto 70 milionë vota, janë shumë, që nuk figurojnë nëpër sondazhe. Ata janë me Trumpin me flamur. Ata janë krenar, nuk është fare pjesë e vogël ajo ku janë kaq afër në rezultat. Unë bie dakord që është gjenialitet i komunikimit”, tha Duma.

Top Channel