Richard Grenell: Kontroll votave të “të vdekurve”

05/11/2020 00:58

“Njerëzit e meritojnë të dijnë se të gjitha votat janë të ligjshme. Kontrolloni vendbanimet e votuesve. Sigurohuni që nuk kanë votuar mrekullisht edhe të vdekurit. Verifikoni nëse votat janë të ligjshme”, ka shkruar në Twitter i dërguari i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Grenell i bashkohet kështu korit të zërave në kampin republikan që flasin për parregullsi ne zgjedhje. Pas pretendimeve për rinumërim të votave në Wisconsin, fushata e Trumpit depozitoi një kërkesë edhe në një gjykatë të Michiganit ku këmbëngul për qasje në vendet në të cilat janë duke u numëruar votat, në kohën kur ky shtet i lëkundur mund të përcaktojë nëse Trump do të qëndrojë apo jo në Shtëpinë e Bardhë.

Ekipi i Trumpit insiston për një pezullim të përkohshëm të numërimit derisa të ketë qasje dhe të lejohet të shohë nga afër sesi po kryhet procesi.

Trumpi ka një diferencë të ngushtë me Joe Bidenin në Michighan. Kandidati demokrat pretendon se e ka fituar tashmë Wisconsinin, i cili i siguron atij 10 vota elektorale.

Top Channel