Zgjedhjet në SHBA/ Avokati që jeton përtej oqeanit e thotë në ‘Open’: Votat janë manipuluar…

04/11/2020 21:35

Avokati Peter Lumaj, i cili prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, komentoi në “Open” zgjedhjet presidenciale që po mbahen atje mes kandidatit demokrat Joe Biden dhe presidentit aktual Donald Trump.

Luamj, i cili e ka shprehur hapur pëlqimin e tij pro Trump-it tha se votat në disa shtete kanë qenë të kontestuara. Për këtë arsye sipas tij, Trump ka kërkuar që votat të rinumërohen dhe gjithçka të vendoset në Gjykatën Supreme.

“Nuk është se jam Trumpis-t jam republikan. Në vitin 1870 e ca është hera e parë që kanë shkuar në gjykatën supreme, por edhe në vitin 2000. Shqetësimi është se në disa shtete ka abuzime për votat. Kjo përfundon në gjykatë. Nga ana Kushtetuese nëse një konflikt ekziston mes dy shteteve brenda një kohe të shkurtër duhet të merret një përgjigje, për të evituar përplasjen mes shteteve. Mos e nënvlerëso lëvizjet marksiste, nëse ata kanë humbur zgjedhjet do të bëjnë gjithçka për të fituar zgjedhjet. Në këtë rast faktet që janë, votimet që janë bërë, mund të ketë persona që nuk ekzistojnë fare. Në qoftë se analizon një situatë, e analizon nga pikëpamja faktike. Shtetet që ka kërkuar Trump-i për të numëruar votat, ka një shqetësim tjetër. A do të numërohen votat, do të ketë përsëri shkelje, gjykata duhet t’i analizojë këto”, tha Lumaj.

Top Channel